Aktualitet

‘Kush e njeh të telefonojë…!”/ U gjet i pajetë buzë lumit Shkumbin, Policia e Elbasait apel ndihme, kërkon të identifikojë 65-vjeçarin që u mbyt: Ka një shenjë operimi

I ndjeri kishte veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme ndërsa tek rripi i pantallonave mbante varur një çelës shtëpie.
Featured image of article: ‘Kush e njeh të telefonojë…!”/ U gjet i pajetë buzë lumit Shkumbin, Policia e Elbasait apel ndihme, kërkon të identifikojë 65-vjeçarin që u mbyt: Ka një shenjë operimi Foto ilustruese

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të identifikuar një 65-vjeçar, i cili u gjet i mbutur në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Duke marrë parasysh se 65-vjeçari nuk ka pasur me vete asnjë mjet identifikimi, ai mund të njihet nga familjarët vetëm nga përshkrimi i veshjes.

I ndjeri kishte veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme ndërsa tek rripi i pantallonave mbante varur një çelës shtëpie. Një tjetër detaj është se 65-vjeçari kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të seksit mashkull, rreth 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, ju informojmë se:
Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë. Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.
Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë. Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment