Politike

A është Berisha mbrapa tërheqjes së kandidatit të Bindjes në Lezhë? (FOTO)

Salvador Kaçaj ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha para se të tërhiqej nga gara.
Featured image of article: A është Berisha mbrapa tërheqjes së kandidatit të Bindjes në Lezhë? (FOTO) Salvador Kaçaj, Sali Berisha, Agron Gjekmarkaj dhe Behar Haxhiu. Foto para se të tërhiqej nga gara Kaçaj

Tiranë- Dy ditë më parë kandidati për bashkinë Lezhë i Bindjes Demokratike, Salvador Kaçaj dha dorëheqjen nga gara dhe u shpreh se nuk pranon të jetë fasadë e përpjekjes për të kthyer në Shqipëri një regjim partiak të lidhur me krimin. (lexo këtu)

Pas tërheqjes nuk ka munguar edhe reagimi i kryetarit të ‘Bindjes’ Astrit Patozi i cili ka shkruar, po në Facebook se në garë qëndrojnë ata që kanë këllqe. (lexo këtu)

Por në rrjet ka qarkulluar një foto ditët e fundit, ku në të shfaqet  ish-kryeministri Sali Berisha  Salvador Kaçaj, Agron Gjekmarkaj dhe kryetari i PD së Laçit, Behar Haxhiu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo foto është shkrepur në zyrën e Berishës e cila hedh dyshimet se Kaçaj mund të jetë konsultuar për vendimin me ish-kryeministrin, në prani të dy miqve të tij, analistit Agron Gjekmarkaj dhe Haxhiut, pasi menjëherë erdhi edhe vendimi i tij për tërheqjen nga gara.

Theksojmë se Salvador Kaçaj ka qenë kryetar i Bashkisë së Shëngjinit për të djathtën dhe ka lidhje të vjetra dhe të forta me PD, jo vetëm politike por edhe familjare. Kaçaj rrjedh nga një familje e persekutuar gjatë komunizmit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment