Politike

Kush e bezdisi Edi Ramën? VKM-ja që u fshi me urgjencë dhe ndryshimet që iu bënë (Fotot)

Fshihet me urgjencë nga faqja e kryeministrisë VKM që u pezullonte të drejtën kryebashkiakëve për dhënien e tenderave. Po përse u fshi? Ndryshimet që u bënë brenda pak minutash.
Featured image of article: Kush e bezdisi Edi Ramën? VKM-ja që u fshi me urgjencë dhe ndryshimet që iu bënë (Fotot) Kryeministri Edi Rama

TIRANË– Ditën e sotme Këshilli i Ministrave mori dy vendime të rëndësishme lidhur me administratën vendore. (Lexo këtu)

Një prej VKM-ve u pezullonte të drejtën kryebashkiakëve për dhënien e tenderave nga bashkitë, me përjashtim të atyre me vlerë të vogël. Pezullimi në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në fjalë ishte pa afat. Ndërsa VKM-ja tjetër pengonte rreptësisht përdorimin e administratës për qëllime elektorale.

Lajmi për dy VKM-të e rëndësishme u reflektua edhe në deklaratën për shtyp të Kryeministrisë dhe u afishua në faqen zyrtare në web.

Menjëherë pas publikimit, të gjithë mediet online dhe televizionet afishuan lajmin e dhënë nga kreu i qeverisë, por vetëm një orë më vonë çdo gjë u fshi.

Siç edhe duket qartë nga fotot e mëposhtme VKM për tenderat është fshirë pak pas publikimit.

 

Përveç VKM, nga ana e kryeministrisë u fshi edhe deklarata e dhënë për shtyp që informonte lidhur vendimet më të rëndësishme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e plotë:

Së pari, me një VKM të posaçme, nga dita e sotme pezullohen të gjithë procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre.

Ditën e sotme, qeveria e Shqipërisë miratoi dy vendime shumë të rëndësishme, që lidhen direkt me mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor. Së pari, me një VKM të posaçme, nga dita e sotme pezullohen të gjithë procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre.

Një vendim i tillë merret për të eliminuar çdo mundësi apo alibi të keqpërdorimit të pushtetit në muajt e fundit të detyrës për kryebashkiakët në ikje. Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në momentin e dorëzimit të detyrës tek kryebashkiakët e rinj.

Vendimi i dytë adreson një tjetër shqetësim, duke penguar rreptësisht përdorimin për çfarë do lloj arsye apo në çfarë do lloj forme të administratës për qëllime elektorale. Ky vendim nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve në marrëdhëniet me administratën publike dhe burimet e saj.

Këto masa kanë një qëllim të vetëm, që këto zgjedhje të jenë më të mirat në historinë e demokracisë shqiptare, duke ofruar një transparencë të plotë dhe standartet europiane që do t’i hapin rrugën e negociatave të anëtarësimit vendit tonë.

VKM u zhduk nga çdo vend ku ishte afishuar, për t’u rikthyer pak minuta më vonë. Por fshirja nuk kishte ndodhur më koti.

Në VKM-në e parë thuhej se procedurat do të pezulloheshin për gjithë vitin 2019. Ndërsa në VKM-në e rikthyer pezullimi është marrë për periudhën 1 deri 30 qershor 2019.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment