SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Ben Blushi bëri para pak ditësh një shkrim për gjithë akuzat që i janë bërë, sipas tij nga portalet e familjes Berisha, Ridvan Bodes dhe Aleksandër Frangajt. Ai nuk jepte shumë argumenta se pse sulmohet pothuajse çdo ditë më shumë se çdo Ministër, deputet, drejtor apo edhe më shumë se Kryeministri Rama, nga portalet e opozitës.
Nëse i shkojmë pak më larg këtij argumenti, pra pse dhe kush e sulmon Ben Blushin, sepse ka blerë apo shitur disa prona private, mund të zbulojmë diçka nisur nga një e dhënë që ai ka ofruar vetë në shkrimin e tij. Ai thotë, me sa duket i ka numëruar, se në 300 ditë në adresën e tij, dy portalet Syri dhe CNA kanë hedhur më shumë se 500 tituj, të cilat ai i konsideron shpifje. Nëse kjo shifër është e vërtetë, atëhere është vërtet shumë për dikë, i cili nuk mban asnjë detyrë publike, nuk ka përgjegjësi për taksat dhe nuk firmos apo miraton asnjë tender apo konçesion ose leje ndërtimi, si instrumenta të njohura për të bërë para.
Me një vëzhgim të thjeshtë, dy portalet që kanë marrë flamurin e sulmit ndaj Ben Blushit rezultojnë se në dy ditët e fundit në adresë të tij kishin postuar më shumë se 10 shkrime apo konkretisht 15, nga te cilat 8 tek Syri dhe 7 te portali tjetër. Mesa duket Beni Blushi ka të drejtë kur aludon se kjo është një fushatë e sponsorizuar kundër tij dhe familjes.
Një burim i tha Dosja.al, që arsyet janë disa:
Aleksandër Frangaj ka konflikte të hershme me Ben Blushin qysh se të dy punonin tek gazeta “Koha Jonë”. Frangaj është shprehur se Blushi atë kohë në bashkëpunim me Nikollë Lesin e hoqën Frangajn nga gazeta për t’i zënë vendin. Që në atë kohë dy njerëzit që drejtonin gazetën më të madhe “Koha Jone” u ndanë. Aleksandër Frangaj u lidh me Sali Berishën, ndërsa Ben Blushi u bë deputet dhe eksponent i lartë socialist dhe mbeti gjithmonë anti-Berishës.
Rivaliteti i tyre vazhdon edhe sot për shkak të Top Channel dhe TV Klan, dy televizionet më të mëdha që ata drejtojnë respektivisht. Pasi TV Klan u ‘zbua’ nga platforma Digitalb, gati një vit më parë, lufta e të dyve është bërë edhe më e ashpër, pasi Frangaj mendon se duhet të hakmerret pasi Ben Blushi e ka zbuar dy herë: Herën e parë nga “Koha Jonë” në vitin 1995 dhe herën e dytë nga Digitalb.
Me rastin e daljes së TV Klan nga Digitalb, Sali Berisha postoi disa dhjetra shkrime ku akuzonte Ben Blushin për lojë të ulët dhe intriga që sipas tij kishin qëllim dobësimin e TV Klanit, i cili në atë kohë humbi rreth 300 mijë abonentë, situatë e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Por përveç arsyeve të vjetra, sherri mes Berishës dhe Blushit ka edhe elementë të rinj. Së fundi, Top Channel në dokumentarin e tij investigativ Top Story realizoi një cikël me tre pjesë për familjen Haklaj, me deshmitë të motrave Haklaj, të cilat akuzonin direkt Sali Berishën për vrasjet në Tropojë dhe zhdukjen me qëllim të vëllezërve të tyre. Natyrisht ditët e fundit, këtij konflikti i është shtuar edhe Shkëlzen Berisha, pasi Top-channel publikoi një kontratë, ku ky i fundit ishte bërë pronar i një fabrike boronicash, me vlerë 1.8 milionë euro.
Nëse të gjitha këto janë të vërteta si arsye, është e besueshme të mendosh se kundër Ben Blushit është ngritur fushata më e fortë e realizuar ndonjëherë kundër një njeriu që nuk është politikan dhe nuk kërkon vota.
Dhe nëse siç thonë një shkrim kundër dikujt, në xhunglën e portaleve shqiptare kushton jo më pak se 400 euro, atëherë çmimi i 500 titujve kundër Ben Blushit rezulton që deri tani të jetë më shumë se 200 mijë euro. Natyrisht njerëzit që e kanë sulmuar i kanë këto para dhe shumë më shumë se kaq, çka provon faktin se kjo fushatë do të vazhdojë!
Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Jeta në Ballkan ofron arsye të shumta për t’u shqetësuar. Por hemorragjia demografike në rajon nuk është tendenca më shqetësuese nga të gjitha. Një...
Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvi...
TIRANË- E Shtrenjta Natali! Tani që po të shkruaj, ti me siguri je mes kanavacave dhe librave të tu, tek ‘reading point’ që ndërtuam bashkë. Përballë ke ma...
TIRANË- Ben Blushi është drejtues i një media të madhe, sot. Ka qenë gazetar dhe një ndër drejtuesit më profesionistë e kurajoz të gazetës më të madhe shq...
U mbush java që e shoh dy herë në ditë grupin e marrshimit. Janë tre meshkuj,mosha të ndryshme. 40,20 dhe 70 vjeç. Djalin e fusin në mes dhe ecin me koka...
TIRANË- Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botë...
Qysh eshte e mundur?– Nuk e din asnje gjuhe te huaj, qe te mos themi as gjuhen amtare, ama e din me perqindje absolute planin sekret te masoneve, te Bill ...
Rritja e shifrave të të infektuarve dhe fatkeqëve që ndërrojnë jetë në spitale nga Covid-19, të detyrojnë të flasësh edhe pse pata botuar në fund të prillit tre...
TIRANË– “Po ndan Shqipërinë në 4 vilajete apo 4 çifligje,”– ky ka qënë denoncimi njëzëri i opozitës së bashkuar. Ish-deputeti Petrit Vasili dhe Dhur...
TIRANË- I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.)E di, nëse unë të ...