Politike

“Kush do e digjte kuvendin”? Spiropali-Metës: Pasi të shkarkohesh në krye të opozitës

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për t’u kthyer Ilir Metën në krye të opozitës

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur me tone të ashpra për kthimin e dekreteve të presidentit, Ilir Meta.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për t’u kthyer Ilir Metën në krye të opozitës. Gjithashtu ajo theksoi se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.

Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin. Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik. Rezervat materiale, janë vetëm të grupit A tek gruri dhe materialet e thjeshta, nuk e di pse Metës i shkon mendja menjëherë tek floriri, por këtë le ta shpjegojë Frojdi jo ne. Nevoja e ndryshimit të këtij ligji vjen nga eksperiencat e mëparshme. Gjatë kohës së emergjencave kemi pasur një vonesë të lëvrimit të mallrave. Nuk ka rrezik për qamet financiar, se qamet fizik përmes tërmetit nuk ndodhi, por edhe për këtë presidenti të jetë sigurt që nuk do të ndodhë. Si qinigj u fsheh nga drejtësia pas cjapit legjendar të PD-së për një rrugë që i kishte e zeza me të bardhë abuzimet, por shpëtoi me një raport mjekësor. Që presidenti të kthejë në dekrete përvuajtjet hipokrite të opozitës së rrugës nuk i kishim menduar. Por ata nuk po ia dinë mundin që Presidenti po bën”, tha ministrja Spiropali.

Ndër të tjera, ministrja Spiropali theksoi se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.

Po presim të dëgjojmë kush do ta digjte parlamentin? Dështuan dhe vijojnë që të dështojnë, pasi nuk kanë asnjë alternativë. Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për Ilir Metën për t’u kthyer në krye të opozitës” , u shpreh Spiropali.

Në seancën e sotme plenare pati diskutime për Reformën Zgjedhore, ku pati debate mes Myslim Murrizit dhe Taulant Ballës. Nuk mungoi edhe një deklaratë nga Ditmir Bushati, i cili deklaroi se kemi një sistem pa vlera. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm pasi ndodhet në Vjenë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment