Aktualitet

Kush dekonspiroi operacionin? Magazina e drogës në Gjormë, drejtori i Kadastrës ia mbathi, nipi nuk u largua dot në kohë. SHÇBA nis hetimet…

Policia e Shtetit nuk ka mundur që të arrestojë Etmond Stojanin, i cili mbante postin e drejtorit të Kadastrës së Kurbinit, edhe pse po gjurmohej prej kohësh. Ndërkohë "çuditërisht" vetëm natën e operacionit nuk është gjetur askush, pasi është arratisur.
Featured image of article: Kush dekonspiroi operacionin? Magazina e drogës në Gjormë, drejtori i Kadastrës ia mbathi, nipi nuk u largua dot në kohë. SHÇBA nis hetimet… Etmond Stojani

KURBIN– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim për zhvillimin dhe finalizimin e operacionit “Gjormë 2021”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se oficerët kanë nisur një hetim për dekonspirim të aksionit. 

Kjo pasi, Policia e Shtetit nuk ka mundur që të arrestojë Etmond Stojanin, i cili mbante postin e drejtorit të Kadastrës së Kurbinit, edhe pse po gjurmohej prej kohësh. Ndërkohë “çuditërisht” vetëm natën e operacionit nuk është gjetur askush, pasi është arratisur.

Në prangat e Policisë ka përfunduar nipi i tij Vranicki Hisku, vetëm 24 vjeç. Dyshohet se edhe ky i fundit është njoftuar në momentin e fundit për operacionin që po kryente policia, por nuk ka mundur që të lirohet në kohë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Fermën e bagëtive buzë rrugës e kthyen në laborator kanabisi, shpallet në kërkim drejtori i Kadastrës në Kurbin! Arrestohet një 24-vjeçar, në banesë kishte fshehur pushkë me dylbi (PAMJE NGA LABORATORI)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment