Rajoni

Albin Kurti bën premtimin e parë si kryeministër, paralajmëron padi për gjenocid ndaj Serbisë

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të themelohet edhe instituti për krime të luftës duke premtuar se do të përgatitet edhe një padi kundër Serbisë për gjenocidin e bërë në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Featured image of article: Albin Kurti bën premtimin e parë si kryeministër, paralajmëron padi për gjenocid ndaj Serbisë Albin Kurti

KOSOVË– Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e parë të foltoren e kuvendit ka bërë me dije se brenda mandatit 4-vjeçar do të miratohet Ligji për krime të luftës, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

Në fjalën e tij, Kurti tha se do të themelohet edhe instituti për krime të luftës duke premtuar se do të përgatitet edhe një padi kundër Serbisë për gjenocidin e bërë në Kosovë gjatë kohës së luftës.

“Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës, ne do të mundësojmë dënimin e krimeve të luftës, ashtu që do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe të agresionit. Do të themelohet instituti për krime të luftës i cili mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës, nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë u arrit marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së pas 4 muaj negociatash. Mësohet se qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja. Dy partnerët e koalicionit do të kenë nga 6 ministri dhe një zv/kryeministër, ndërsa 3 ministri do t’u ndahen pakicave. Posti i Presidentit që mbajti peng palët për shumë kohë sërish nuk u zgjidh, por Kurti dhe Mustafa deklaruan se vendosën që ta lënë këtë temë diskutimi për në momentin që Thaçit do t’i mbarojë mandati.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment