Rajoni

Kurti: Vendojsa e reciprocitetit të plotë me Serbinë, zmbraps trysnitë ndërkombëtare ndaj Kosovës

Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që mallrat me origjinë serbe të bojkotohen, Albini ka deklaruar se  tarifa 100% nuk ka qenë në poltikat e tyre.
Featured image of article: Kurti: Vendojsa e reciprocitetit të plotë me Serbinë, zmbraps trysnitë ndërkombëtare ndaj Kosovës Albin Kurti

KOSOVË- Teksa Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të zhvillohen me 6 tetor, Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër po punon  për dialogun parimor.

Kurti është shprehur se nëse ai fiton besimin e zgjedhësve të Kosovës, brenda shtatorit do të publikojë një bilanc për 33 marrëveshjet e Brukselit nga dialogu gjashtëvjeçar.

Ndërkohë Kurti  ka shtuar se do të nisin dialogun me serbët e Kosovës dhe dialogun me Brukselin për negociatat me Beogradin.

Lideri  i Vetvendosje  në një intervistë për për “Kohën Ditore”, ka treguar  më shumë për idetë e tij në raport me taksën ndaj mallrave serbe.

Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që mallrat me origjinë serbe të bojkotohen, Albini ka deklaruar se  tarifa 100% nuk ka qenë në poltikat e tyre.

Ne mendojmë që duke vënë reciprocitetin e plotë me Serbinë, edhe zmbrapsen trysnitë ndërkombëtare dhe akuzat që na bëhen në arenën politike, diplomatike, evropiane e botërore. Por në të njëjtën kohë, edhe i tregojmë Serbisë se nuk është punë çmimi, por dinjiteti dhe integriteti”, është shprehur Kurti.

A.C/Dosja.al

Shto Koment