Rajoni

Kurti tregon se ç’do bënte ditën që u rrezua nga qeveria nëse nuk do ishte situata e COVID: Do kishte protesta të mëdha

Kurti tha se më 25 mars nëse nuk do ishte situata e koronavirusit do të ndodhte demonstrata e madhe që nga koha e pas luftës ndaj Serbisë.
Featured image of article: Kurti tregon se ç’do bënte ditën që u rrezua nga qeveria nëse nuk do ishte situata e COVID: Do kishte protesta të mëdha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

KOSOVË- Kryeministri ne detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar sot se nëse nuk do ishte situata e COVID-19 në Kosovës ai do zhvillonte protesta kundër rrëzimit të tij nga qeveria. I  ftuar sot emisionin “Desku” në KTV, Kurti tha se më 25 mars nëse nuk do ishte situata e koronavirusit do të ndodhte demonstrata e madhe që nga koha e pas luftës ndaj Serbisë.

Me 25 Mars do ta kishim demonstratën më të madhe që nga paslufta… Nëse kanë vendosur që ta shkelin Kushtetutën dhe nëse do t’ua përdredhin duart dhe mendjen dhe në këtë mënyrë ta legjitimojnë, atëherë i bie që VV do të jetë në opozitë. Unë besoj se çfarëdo qeverie e harnuar nuk do të mund të mbijetojë, për shkak të popullit”, ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albin Kurti u rrezua nga qeveria me një mocion mosbesimi që u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment