Rajoni

Koronavirusi nuk kursen as qeveritarët, Kurti i shkon në zyrë Thaçit por s’e takon, presidenti: E kemi bërë pa duar

Kurti ka shkuar në Presidencë por nuk ia ka dhënë dorën kreut të shtetit, duke respektuar kështu edhe masat mbrojtëse.
Featured image of article: Koronavirusi nuk kursen as qeveritarët, Kurti i shkon në zyrë Thaçit por s’e takon, presidenti: E kemi bërë pa duar Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim dhe presidenti Hashim Thaçi, edhe pse vendi ka filluar të marrë masat për parandalimin e koronavirusit.

Kurti ka shkuar në Presidencë por nuk ia ka dhënë dorën kreut të shtetit, duke respektuar kështu edhe masat mbrojtëse.

Hajde Kryeministër, pasi e kemi bërë pa duar”, i tha Thaçi kreut të qeverisë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Takimi Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Që prej fillimit të kësaj jave, kryeministri Kurti ka lajmëruar se nuk do të prekë duart me askënd për të parandaluar përhapjen e koronavirusit edhe në Kosovë. Megjithatë deri më tani Kosova nuk ka shënuar asnjë rast të prekur, ndërsa Shqipëria ka 33 të infekuar, dhe një viktimë.

(k.m./dosja.al)

 

Shto Koment