Rajoni

Kurti refuzon për herë të tretë ftesën e Thaçit: Takohemi më 6 janar, orën zgjidhe vetë

Me anë të një letre të publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, Kurit propozon që takimi mes tyre të zhvillohet më datë 6 janr dhe në orën që Thaçi do të vendosë.
Featured image of article: Kurti refuzon për herë të tretë ftesën e Thaçit: Takohemi më 6 janar, orën zgjidhe vetë

KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar për herë të tretë thirrjen e Presidentit Hashim Thaçi për të zhvilluar një takim. Me anë të një letre të publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, Kurti propozon që takimi mes tyre të zhvillohet më datë 6 janar dhe në orën që Thaçi do të vendosë.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj që të takohemi të hënën, më datë 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve. Gëzuar 2020, sinqerisht Albin Kurti,”- shkruhet në letër.

Disa ditë më parë, Thaçi e ka ftuar dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte parashikuar që të mbahej në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti e refuzoi këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment