Rajoni

Kurti konferencë me mediat: Thaçi fshehu marrëveshjen, organet e drejtësisë të merren me të

Në konferencën për mediat, Kurti ka thënë se tashmë është koha për të vepruar drejtësia.
Featured image of article: Kurti konferencë me mediat: Thaçi fshehu marrëveshjen, organet e drejtësisë të merren me të Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albibn Kurti, ka dalë në një konferencë për mediat pas zbulimit të disa dokumenteve, ku akuzon Hashim Thaçin se ka shkelur Kushtetutën dhe duhet të shkarkohet. Në konferencën për mediat, Kurti ka thënë se tashmë është koha për të vepruar drejtësia.

Dje pasdite ia kam nisur një letër zonjës Vjosa Osmani, presidentit të vendit dhe kryeprokurorit, lidhur me një marrëveshje sekrete të nënshkruar në vitin 2013. Atë ditë nuk ishte një marrëveshje në Bruksel por ishin dy, njëra nga Thaçi dhe Daçiq dhe tjetra që ishte zotim i njëanshëm i Thaçit. Për neve është shumë e rëndësishme që të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë, nuk besojmë që e ka kërkuar Brukseli, mund ta ketë kërkuar Serbia, është një gjë që duhet të shqyrtohet. Para se të shkojmë në Konferencën e Mynihut jam përpjekur që ta takoj Thaçin, edhe më tej jam i interesuar që të takohem me të në mënyrë që në politikën e jashtme të mos jemi kakofoni zërash. Dua ta theksoj qëndrimin tonë për partneritet dhe Aleancë të pashkëputur me KFOR-in, nesër në mëngjes kam takim me komandantin e KFOR-it. Shqetësimi ynë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të tash presidentit tonë.”, u shpreh Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kurti ka publikuar sot disa dokumente dhe akuzon Presidentin Hashim Thaçi se kur ka qenë në krye të Qeverisë e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013. Sipas Kurtit, Thaçi ka fshehur një marrëveshje dhe e ka zbatuar në mënyrë të njëanshme. Marrëveshja kishte të bënte me mos hyrjen e Ushtrisë së Kosovës në veri.

 (A.B. Dosja.al)

Shto Koment