
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se presidenti i ri të zgjidhet pasi të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë. Kurti ka bërë me dije se takimi u fokusua në situatën aktuale në Kosovë dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kjo qeveri nuk është në gjendje të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, është shprehur Kurti.
(A.k.dosja.al)