Rajoni

Dy orë kokë më kokë, përfundon pa marrëveshje takimi mes Kurtit dhe Mustafës, Vetëvendosja: Nesër ndërhyn QUINT-i

Dy krerët u mblodhën për të disatën herë kokë më kokë dhe dolën nga takimi, me lajmin se as sot nuk është arritur një marrëveshje mes tyre. 
Featured image of article: Dy orë kokë më kokë, përfundon pa marrëveshje takimi mes Kurtit dhe Mustafës, Vetëvendosja: Nesër ndërhyn QUINT-i Albin Kurti dhe Isa Mustafa
Përditësuar:

KOSOVË– Takimi mes liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kreut të Vetëvendosjes Albin Kusti ka përfunduar pas dy orësh. Dy krerët u mblodhën për të disatën herë kokë më kokë dhe dolën nga takimi, me lajmin se as sot nuk është arritur një marrëveshje mes tyre. 

Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e QUINT-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thuhet në njoftimin e publikuar nag Vetëvendosja, duke theksuar se nesër do të ndërhyjnë ambasadorët e QUINT-it. Pothuajse të njëtën gjë shkruan edhe LDK-ja. 

“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thuhet në njoftimin e LDK’së,

Ditën e sotme ishte Kurti ai që e paralajmëroi këtë takim duke u shprehur pozitiv për pritshmëritë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment