KRYESORET
Bota

Kurti: Marrëveshja e Washingtonit ishte tentative për të ruajtur imazhin e Trump

22 Nëntor 2021, 20:39 Nga DOSJA
Kurti: Marrëveshja e Washingtonit ishte tentative për të ruajtur

AUSTRI- Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sot marrëveshjen e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur në SHBA ishte administrata e presidentit Donald Trump. Kosovapress shkruan se Kurti gjatë diskutimit në Vjenë me titull “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore?”, ka thënë se marrëveshja e Washingtonit më shumë ishte tentim për marrëveshje të shpejtë sesa ndihmë për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë.

“Sa i përket marrëveshjes së shtatorit në Uashington, ka aq shumë elemente në atë marrëveshje, nuk po them se secili element në këtë marrëveshje nuk është i mirë, siç është njohja reciproke me Izraelin siç ishte pika e fundit dhe është implementuar dhe është pozitive. Por prapë më duhet të them se ky lloj zotimi unilateral në mes të Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar ishte shumë më shumë lëvizje taktike e administratës paraprake para zgjedhjeve në SHBA dhe ka pasur synim që të ndërtojë diçka të qëndrueshme për të shtruar të ardhmen e sigurt. Unë e shoh këtë më shumë si një tentim për një marrëveshje të shpejtë që do ta mbante imazhin ndërkombëtar dhe politikat vendase të ish-presidentit sesa në të vërtetë të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara”, tha Kurti.

Ai gjithashtu ka komentuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA, duke thënë se situata është shumë ndryshe dhe më mirë.

“Presidenti Biden është ndër liderët më progresiv në botë. Nëse e shohim programin e tij, është socio-demokratik për çka kemi nevoje të gjithë jo vetëm SHBA, por të gjitha vendet. Unë kisha mundësinë që në pallatin Elize në darkën që thirrur nga presidenti (Emmanuel) Macron të takohem me Kamala Harris, zëvendpresidente e SHBA. Kishte një fjalim të jashtëzakonshëm në këtë forum”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Zyrtarët amerikanë e vlerësuan marrëveshjen e Uashingtonit si një fillim të ri për Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të zotimeve të nënshkruara më 4 shtator në Uashington, Kosova u pajtua që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në 12 muajt e fundit, Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në asnjë organizata ndërkombëtare. Marrëveshja obligoi edhe Serbinë, që të pezullojë iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?