Rajoni

“Kurti ka dhe 48 orë kohë”, VV i përgjigjet Thaçit: Në takim s’vendose afate, nuk bazhohesh në Kushtetutë

Përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LVV, shkruan se Kurtit në takim nuk i është caktuar asnjë afat kohor nga Presidenti dhe shton se ky kufizim nuk ka bazë kushtetuese.
Featured image of article: “Kurti ka dhe 48 orë kohë”, VV i përgjigjet Thaçit: Në takim s’vendose afate, nuk bazhohesh në Kushtetutë Levizja Vetëvendosje dhe Presidenti Hashim Thaçi

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje! ka reaguar pas deklaratë së Presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se i jepte dhe 48 orë kohë Albin Kurtit për t’i dërguar emrin e kryeministrit të ri.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LVV, shkruan se Kurtit në takim nuk i është caktuar asnjë afat kohor nga Presidenti dhe shton se ky kufizim nuk ka bazë kushtetuese.

Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Kosovës. Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve. Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, shkruan Kreshnik Ahmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albin Kurti është tërhequr sot nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit. LDK ka zhvilluar sot mbledhje të kryesisë, por nuk ka dalë me një qëndrim.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetat Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gadishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(A.B.:E.K Dosja.al)

Shto Koment