Diaspora

Kurti iu bënë thirrje qytetarëve të votojnë: Duhet të dalim të gjithë, të bëhemi pjesë e historisë

Me anë të një video të publikuar në Facebook, Kurti ka vlerësuar qytetarëve nga diaspora për pjesmarrjen masive në zgjedhje. Sipas tij, emigrantët e kanë kuptuar se se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen.
Featured image of article: Kurti iu bënë thirrje qytetarëve të votojnë: Duhet të dalim të gjithë, të bëhemi pjesë e historisë Albin Kurti

KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë më 14 shkurt. Me anë të një video të publikuar në Facebook, Kurti ka vlerësuar qytetarëve nga diaspora për pjesmarrjen masive në zgjedhje. Sipas tij, emigrantët e kanë kuptuar se se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen.

Mërgata jonë po voton masivisht në këto zgjedhje. Disa kanë paguar bileta të shtrenjta të avionit, disa kanë shpenzuar qindra euro për të votuar me postë, e të tjerë kanë bërë plane për të ardhur me autobusë e makina drejtë ndryshimit të madh me 14 shkurt. Sado që më zemëron padrejtësia ndaj mërgatës, zemra më mbushet me shpresë nga vullneti e dashuria e madhe që kanë ata për vendin e tyre, sepse ata e dinë se këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen, ku çdo votë e bënë ndryshimin,”-ka thënë Kurti. 

Video e plotë: 

Po ashtu, Kurti ka thënë se qytetarët në Kosovë nuk kanë arsye për të mos dalë në zgjedhje pasi sipas tij ata do të bëhen pjesë e historisë me 14 shkurt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne që jemi në Kosovë nuk kemi arsye për të mos dalë. Duhet të dalim të gjithë e së bashku të bëhemi pjesë e historisë me 14 shkurt. Krejt do të zgjedhim dhe drejt. Duhet ta votojmë Lëvizjen Vetëvendosje me numrin 127”, ka thënë Kurti në fund të video mesazhit drejtuar qytetarëve.


Lajmi kryesor: Zgjedhjet në Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj

(k.a/dosja.al)

Shto Koment