Rajoni

Kurti i kërkoi takim por Thaçi e injoron, presidenti i Kosovës udhëton drejt Gjermanisë

Thaçi nuk i ka shkuar sot në zyrë Kurtit, pas ftesës së këtij të fundit për konsultim lidhur me pjesëmarrjen e përbashkët në Konferencën e Munihut.
Featured image of article: Kurti i kërkoi takim por Thaçi e injoron, presidenti i Kosovës udhëton drejt Gjermanisë Hashim Thaçi
Përditësuar:

Kosovë-Ditën e sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, pasi do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Thaçi nuk i ka shkuar sot në zyrë kryeministrit të ri, Albin Kurti, pas ftesës së këtij të fundit për konsultim lidhur me pjesëmarrjen e përbashkët në Konferencën e Munihut.

“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me Ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Presidentit.

Nga zyra e Presidentit thuhet se Presidenti Thaçi do të takojë edhe Emisarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftim.

J.V/Dosja.al

Shto Koment