DiasporaRajoni

RINIS DIALOGU?! Kurti dhe Vuçiç mblidhen javën e ardhshme në Bruksel, aludimet për takim pa kamera

Javën e ardhshme, kryeministri Albin Kurti pritet të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë evropianë. Ndërkohë që atje do ta presë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. 
Featured image of article: RINIS DIALOGU?! Kurti dhe Vuçiç mblidhen javën e ardhshme në Bruksel, aludimet për takim pa kamera Aleksander Vucic dhe Albin Kurti

BRUKSEL– Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel javën e ardhshme, duke përgatitur terrenin për të rinisur edhe dialogun mes dy vendeve. Kurti pritet që të zbarkohë në Bruksel nga 28 deri më 30 prill, ndërsa Vuçiç do të ketë mbërritur disa ditë më parë, duke ngritur dyshimet se mes tyre mund të ndodhë një takim. Megjithatë në BE flitet se “nuk janë në dijeni për një mundësi të tillë”.

Pritet që Kurti të ketë takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel; presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyn; përfaqësuesin e lartë Josep Borrell si dhe me komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Verhelyi. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, BE-ja do të dëshironte që takimi i parë Kurti-Vuçiq të realizohet sa më shpejt, por realisht një takim i tillë pritet të ndodhë diku në muajin maj.

Pas vizitës në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç javëve të ardhshme pritet ta vizitojnë zyrtarisht edhe Parisin, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në takimet e Brukselit dhe Parisit mësohet se do të diskutohet rreth formatit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pas zgjedhjes më 14 shkurt, ka vendosur 4 pika nga të cilat do të bëhet e mundur rifillimi i dialogut me Serbinë. Siç ka theksuar ai, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur, duhet të pranohet e vërteta nga Serbia për krimet që ka kryer në Kosovë, të dyja palët duhet të jenë të barabarta në diskutim dhe që nga dialogu dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët. Presidenti serb, Vuçiç më herët ka theksuar se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesës së Brukselit për të vazhduar dialogun.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

(k.m.d.a/dosja.al)

Shto Koment