DiasporaRajoni

Kurti dhe Varhelyi në konferencë pas dorëzimit të vaksinave: Objektivi është vaksinimi i 60% të popullatës

  • Varhelyi: Kosova do të përfitojë rreth 100 mijë vaksina nga Pfizer
  • Në këtë konferencë, e cila u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, që është shëndërruar në qendër vaksinimi, me vaksinat e kompanisë Pfizer, të ardhura  nga Bashkimi Evropian, synohet të vaksinohen grupet e rrezikuara para stinës së verës, e më pas të vijohet edhe me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit anti-COVID.
    Featured image of article: Kurti dhe Varhelyi në konferencë pas dorëzimit të vaksinave: Objektivi është vaksinimi i 60% të popullatës Oliver Varhelyi dhe Albin Kurti

    KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka thënë se objektivi i qeverisë është që të vaksinohen 60 për qind e popullsisë.

    Sipas Insajder, në këtë konferencë, e cila u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, që është shëndërruar në qendër vaksinimi, me vaksinat e kompanisë Pfizer, të ardhura  nga Bashkimi Evropian, synohet të vaksinohen grupet e rrezikuara para stinës së verës, e më pas të vijohet edhe me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit anti-COVID.

    “Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë derisa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60% të popullësisë. Ne synojmë të vaksionojmë grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të vijojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Qeveria është duke punuar pa u ndalur për të rritur furnizimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejt në përmbushjen e këtij qëllimi”,- ka thënë Kurti.

    Nga ana tjetër, komisionieri Varhelyi, tha se ndihma e BE-së me vaksina për Kosovën është kontributi më i rëndësishëm, ndonëse ka marrë pak kohë deri në realizimin e kësaj ndihme.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Me dërgesat e para dhe dërgesat që do të vijnë në muajin qershor do të keni të gjithë punonjësit shëndetësorë të vaksinuar. Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që mund të bënim për të ndihmuar që të fillojmë fundin e pandemisë, sepse pandemia do të përfundojë vetëm kur të jemi të gjithë të vaksinuar. Kjo është vetëm dërgesa e parë. Do të vazhdojmë të punojmë me kryeministrin që të sigurojmë më shumë vaksina në mënyrë që të gjithë të vaksinohen”, – tha Varhelyi.

    Ai ka theksuar se ndihma që është bërë me pajisje mjekësore në muajin mars dhe tani më vaksina tregon kujdesin e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimore dhe Kosovën.

    Kosova deri më tani mbetet vendi i fundit në rajon përsa i takon vaksinimit, ku ka injektuar vetëm 24 mijë dozat e para të AstraZeneca të mbërritura më 29 Mars.

    (d.a/dosja.al)

    Shto Koment