Rajoni

Kurti tregohet pesimist para takimit me Mustafën: S’kemi marrëveshje, por nuk ndalemi

Para nisjes së takimit, nga selia e Vetëvendosjes Kurti tha se nuk do t’i ndalin përpjekjet e që ka pasur lëvizje, por shtoi se ende nuk ka një marrëveshje.
Featured image of article: Kurti tregohet pesimist para takimit me Mustafën: S’kemi marrëveshje, por nuk ndalemi Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për mediat pas takimit me delegacionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Para nisjes së takimit, nga selia e Vetëvendosjes, Kurti tha se nuk do t’i ndalin përpjekjet e që ka pasur lëvizje, por shtoi se ende nuk ka një marrëveshje. “Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka thënë Albin Kurti para se të nisej në Kuvend të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kurti dhe Mustafa janë takuar shumë herë dhe takimi i fundit ishte dje kur u mblodhën kokë më kokë për tre orë. Pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme, dy liderët kanë dalë nga takimet pa deklarata për një marrëveshje konkrete. Nga ana tjetër, një ditë më parë, mediat kosovare publikuan marrëveshjen e arritur mes Kurtit dhe Mustafës sipas burimeve nga brenda mbledhjes. “KlanKosova shkruante edhe për ministritë që kishin ndarë mes tyre dhe postet përkatëse.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment