Rajoni

Kurti dhe Mustafa ‘përplasen’ kokë më kokë/ Shifrat flasin vetë, kryeministri në ikje merr gjithë vëmendjen, ja sa po ndiqet

FOTO
Kreu i qeverisë, Kurti është në emisionin DESK, në KTV dhe ka arritur një audiencë 72 mijë qytetarësh, të cilët e ndjekin në kohë reale. Ndërsa Isa Mustafën është i ftuar në emisionin “Rubikon” në kanalin Klan Kosova, do po ndiqet nga vetëm 5 mijë vetë.
Featured image of article: Kurti dhe Mustafa ‘përplasen’ kokë më kokë/ Shifrat flasin vetë, kryeministri në ikje merr gjithë vëmendjen, ja sa po ndiqet Isa Mustafa dhe Albin Kurti

KOSOVË– Mbrëmjen e sotme në Kosovë po bëhet përballja me kryeministrit në ikje, Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës. Të dy janë të ftuar në emisione të ndryshme, dy nga më të ndjekurit në Kosovë. Po kush e ka marrë vëmendjen e qytetarëve?

Kreu i qeverisë, Kurti është në emisionin DESK, në KTV dhe ka arritur një audiencë 72 mijë qytetarësh, të cilët e ndjekin në kohë reale. Ndërsa Isa Mustafa është i ftuar në emisionin “Rubikon” në kanalin Klan Kosova, dhe po ndiqet nga vetëm 5 mijë vetë.

Albin Kurti

Edhe pse Kurti ka qënë në vëmendje të të gjithëve për shkak të ngjarjeve të fundit, sërish diferenca e popullaritetit të tyre është një shifër shumë e madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Isa Mustafa

Çfarë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë?

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment