DiasporaRajoni

“E dënoj ashpër”/ Kurti premton drejtësi pas dhunimit të djalit të Nenad Rashiç, serbi e kërcënon me jetë: Do t’i vë flakën familjes tënde!

Ngjarja ka ndodhur në një postim të Kurtit në Twitter, ku ka dënuar ashpër sulmin e tyre
Featured image of article: “E dënoj ashpër”/ Kurti premton drejtësi pas dhunimit të djalit të Nenad Rashiç, serbi e kërcënon me jetë: Do t’i vë flakën familjes tënde! Albin Kurti dhe serbi qe e kercenoi

KOSOVË- Një person nga Serbia ka kërcënuar Albin Kurtin ditën e djeshme me jetë në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në një postim të Kurtit në Twitter, ku ka dënuar ashpër sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë Nenad Rashiç, Nikolla. Serbi ka shkruar se Lista Serbe dhe qytetarët e Serbisë do të vënë flakën, ku do të digjen ‘terroristët shqiptarë’.

“E dënoj ashpër sulmin e sotëm, ndaj djalit të politikanit, Nenad Rashiç,  18-vjeçarit Nikolla Rashiç. Ky është një sulm ndaj qytetarëve të Kosovës dhe lirisë së tyre, ata që e organizuan do të sillen para drejtësisë”, shkroi Kurti.

”Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes tënde”, shkruhet në tweet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi

Albin Kurti e ka marrë këtë kërçënim teksa ka dënuar sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, Nikolla. Nikolla Rashiç u sulmua ditën e djeshme nga disa persona. Gjatë sulmit, Nikolla është dëmtuar në kokë, fytyrë si dhe i janë thyer disa dhëmbë. Dhunimin e djalit të Nenad e ka dënuar Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj si dhe ambasadori britanik në Kosovë  Nicholas Abbott.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment