Aktualitet

Operacioni ‘Picaso’/ Grabisnin bizhu në Belgjikë, kapet pas një viti në Kurbin një tjetër ‘skifter’

Një 27-vjeçar, me iniciale E.K., është kapur pas më shumë se një viti në kërkim. Ai është ndaluar në kuadër të operacionit ndërkombëtar "Pikaso".

KURBIN– Një 27-vjeçar, me iniciale E.K., i shpallur në kërkim prej një viti është ndaluar në Kurbin në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Pikaso”.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal” .

I riu ishte pjesë e organizatës kriminale i shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Operacioni “Pikaso”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 30 mars të vitit 2018 u arrestuan 8 shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal, i cili grabiste banesa dhe të prona në Belgjikë. Sendet e vjedhura dhe bizhutë, ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër i trafikonin edhe në Shqipëri.

Të arrestuarit

Në Belgjikë u arrestuan shqiptarët Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana, Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana, Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë, Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi, Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora.

Në Shqipëri u ndaluan Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Shto Koment