Aktualitet

Kontrolle në çdo cep të Laçit e Mamurrasit, Policia aksion ‘blic’ kundër lojërave të fatit, rrethohen subjektet e dyshimta

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në aksion janë të përfshira edhe efektivët e Policisë së Lezhës dhe të Kurbnit. Operacioni i policisë sapo ka nisur dhe pritet që të arrestojë apo shoqërojë të gjithë individët që ushtrojnë aktivitete të ndaluara.
Featured image of article: Kontrolle në çdo cep të Laçit e Mamurrasit, Policia aksion ‘blic’ kundër lojërave të fatit, rrethohen subjektet e dyshimta Pamje nga aksioni

KURBIN– Policia e Shtetit ka nisur një operacion ‘blic’ në zonën e Mamurrasit dhe Laçit për të goditur aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Pamje nga aksioni i policisë

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se në aksion janë të përfshira edhe efektivët e Policisë së Lezhës dhe të Kurbinit. Operacioni i policisë sapo ka nisur dhe pritet që të arrestojë apo shoqërojë të gjithë individët që ushtrojnë aktivitete të ndaluara.

Pamje nga aksioni i policisë

Dosja.al ka siguruar pamje nga aksioni i Policisë në terren, ku duken qartë makinat e efektivëve që kanë rrethuar të gjitha subjektet e dyshimta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamje nga aksioni i policisë

Disa javë më parë, më 20 shkurt, Policia e Shtetit finalizoi operacionin ‘Fati i Lojërave’ ku u arrestuan 115 persona. Operacioni u zhvillua në 8 qarqe në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League. Gjatë operacionit ‘blic’, forcat policore sekuestruan 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë dhe një armë zjarri pistoletë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment