Bota

Kurba e infeksioneve në Itali drejt stabilizimit të ndjeshëm

Përhapja e Covid-19 në Itali dukej shumë e stabilizuar dje, pasi numri i rasteve të reja ra për të katërtën ditë me radhë, krahasuar me shifrat e frikshme të para një jave.
Featured image of article: Kurba e infeksioneve në Itali drejt stabilizimit të ndjeshëm Foto ilustruese

ITALI– Kjo është epidemia më e rënda në botë, eklipsuar atë të Kinës, ku koronavirusi u transmetua për herë të parë te njerëzit nga një specie e panjohur kafshësh.

Deri më tani italia ka 74.386 nerëz të infektuar dhe 7503 vitima në rang kombëtar.

Të martën, kërcënimi për 24 orë ishte 3612 dhe të hënën 3780, të dielën 3957, por të shtunën vendosi rekordin e ri 4821.

 “Ne jemi në një fazë të dukshme të stabilizimit të infeksioneve të reja.”-tha  zyrtari i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Agostino Miozzo ndërsa paraqiti të dhënat.

“Nëse duam të shohim që kjo kurbë [ngjitëse] të stabilizohet dhe pastaj të fillojë të bjerë, është absolutisht e domosdoshme të ruhet distancimi rigoroz shoqëror.”- shtpi ai .

Ende situata mbetet e rëndë për Italinë, pasui numrohen  7.503 viktima, përfshirë vdekjet dhe rikuperimet, u rritën në 74 386, një rritje ditore prej 7,5%.

Numri i personave të shëruar është rritur rreth 12%, me një numër prej 9,362, ndërsa numri i pacientëve që po marrin kujdesin intensiv u rrit me vetëm 2,7%, në 3 489.

Kjo përhapje masive e koronavirusit në Itali është përqendruar në Lombardi, përfshirë edhe Milanon. Ndërkohë autoritetet po shqetësohen  për rastet që përshkallëzohen edhe në jug të vendit, sidomos nëse rregullat e izolimit nuk respektohen.

10 ditët e ardhshme do të jenë ferr këtu. Ne jemi në prag të një përhapjeje dramatike të ngjitjes.”- ka presidenti i rajonit të Kampanjas, Vincenzo De Luca, për qeverinë vedore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Guvernatori i saj akuzoi Qeverinë italiane se nuk ka ofruar pajisje kryesore, siç janë ventilatorët, maska ​​dhe mjete të tjera mjekësore, të nevojshme për të shmangur një vdekjet e shumta në rajon.

Tashmë i gjithë territori i Italisë është nën masat drastike të bllokimit që skadojnë më 3 prill, por theksohet se kjo do të ndodh nëse shifrat e infeksionit vazhdojnë të përmirësohen, pak njerëz presin që kufizimet të përfundojnë së shpejti.

“Kjo është gjëja më e vështirë për të thënë, por numrat dhe faktet thonë se do të kërkojë kohë.”- tha Massimo Galli, infektolog kryesor në spitalin ”Sacco” në Milano.

Teksa ka bërë një krahasim me Wuhanin, atje ku shpërtheu virusi, ai u shpreh se Lombardia ishte pesë javë e gjysmë pas.

Shpresoj më shpejt, por nuk është shumë jorealiste të themi se duhet të flasim për qershorin për një kthim në normalitet.”- tha Galli.

Bilanci i mbrëmjes së djeshme duhej të paraqitej nga shefi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, por edhe ai hyri në karantinë pasi e zunë ethet, një nga simptomat e mundshme të Covid-19.

Borrelli, 55 vjeç, është testuar për virusin dhe po pret rezultatin. Por edhe një numër i lartë anëtarësh të stafit të tij tashmë janë infektuar.

Burimi: canberratimes

A.C/Dosja.al

Shto Koment