Showbiz

“Kurajo për hyrjen në politikë”, Ilva Tare thumbon Gaz Pajën, i kthehet aktori: Më vjen keq që qenke keqkuptuar… (BISEDA)

Ilva Tare ka ngacmuar Gaz Pajën për përfshirjen e tij në politikë, por aktorit nuk i ka ardhur mirë.
Featured image of article: “Kurajo për hyrjen në politikë”, Ilva Tare thumbon Gaz Pajën, i kthehet aktori: Më vjen keq që qenke keqkuptuar… (BISEDA) Gazetarja Ilva Tare dhe aktori i humorit, Gaz Paja.

TIRANË– Mbrëmja e djeshme në Soiree kishte mjaft personazhe televiziv të ftuar, mes tyre Gaz Pajën dhe Ilva Taren. Gazetarja Ilva Tare nuk la pa e thumbuar aktorin e humorit për përfshirjen e tij në politikë, gjë që u përjetua me siklet nga Gaz Paja, i cili vazhdoi të këmbëngulte se ka një keqkuptim dhe ai nuk është përfshirë në partitë politike.

Biseda e plotë:        

Ilva Tare: “Urime për të gjitha. Kurajo për hyrjen në politikë. Ti qofsh.”

Gaz Paja: “Eee…nuk është kështu. Politika meqenëse e përmende, nuk i kam hyrë politikes. Më vjen keq që edhe ti qenke duke gjykuar, keqkuptuar”.

Ilva Tare: “Si e ke lëkurën të trashë apo të hollë, se duhet ta përballosh mirë?”

Gaz Paja: “Më duket se e kam të hollë dhe ndaj edhe s’kam hyrë në politikë”.

Ilva tare: “Ke vazhdu në politikën lokale, vendore, kështu fillon”.

Gaz Paja: “Nuk mund të quhet politikë, nuk kam unë ambicie të tilla”.

Më pas Jonida Shehu i bëri pyetjen e drejtpërdrejtë, se nëse do t’i ofrohej posti i deputetit a do ta pranonte, por Gaz Paja shprehej i qartë, se nuk ishte në synimet e tij.

(R.L/Dosja.al)

 

Një Koment në ““Kurajo për hyrjen në politikë”, Ilva Tare thumbon Gaz Pajën, i kthehet aktori: Më vjen keq që qenke keqkuptuar… (BISEDA)

  1. Te gjithe thone se nuk jane qellim te guten ne politike,keshtu thoshte dhe Erion Velia kur ishte ne Mjaft.Edhe ky karagjozi portokallise prite kur ta shohesh me teseren e PS.Babai vet keshtu e beri karierennga rohe i parkt ne sekretar partie i teatrit te estrades fier.Keta tipp jane fenomenale per spiuna e karierista.

Shto Koment