DikurKuriozitete

Kur u sanksionua pavarësia e Bankës së Shqipërisë?

Në shkrimin në mediat sociale, Banka e Shqipërisë shkruan se  pavarësia është bërë në vitin 1997.
Featured image of article: Kur u sanksionua pavarësia e Bankës së Shqipërisë? Banka e Shqipërisë

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka publikuar në Facebook, në rubrikën “Kuriozitetet e së Hënës”, një informacion se kur është sanksionuar pavarësia e këtij institucioni. 

Në shkrimin në mediat sociale, Banka e Shqipërisë shkruan se  pavarësia është bërë në vitin 1997. “Elementet e reja që solli ky ligj si shprehje e sanksionimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë qëndrojnë kryesisht tek: mënyra e vendimmarrjes; zgjedhja e Këshillit Mbikëqyrës, zgjedhja e Guvernatorit”, shkruan BSH. 

POSTIMI I PLOTË

Më 23 dhjetor 1997, me ligjin nr.8269, “Për Bankën e Shqipërisë” sanksionohet për herë të parë pavarësia e Bankës së Shqipërisë nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elementet e reja që solli ky ligj si shprehje e sanksionimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë qëndrojnë kryesisht tek: mënyra e vendimmarrjes; zgjedhja e Këshillit Mbikëqyrës, zgjedhja e Guvernatorit, afatet e qëndrimit të tij në detyrë; kompetencat e ekzekutivit; kufizimi i të drejtës për të dhënë kredi direkte për qeverinë përtej një kufiri të caktuar nga ligji etj.

Me këtë ligj, Banka e Shqipërisë: përgjigjet para Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë; ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve; ka të drejtë të veprojë si agjente fiskale për llogari të Qeverisë së Republikës të Shqipërisë; ka të drejtën ekskluzive dhe është emetuese e vetme e kartëmonedhës dhe monedhës kombëtare me kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Fondi i themelimit të Bankës së Shqipërisë është 750 milionë lekë. Ai mund të rritet me propozimin e Bankës së Shqipërisë dhe me miratimin e Ministrisë së Financave. I tërë fondi i themelimit akordohet dhe është në pronësi ekskluzive të Shtetit Shqiptar. Ky fond nuk mund të transferohet ose hipotekohet.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Kur u sanksionua pavarësia e Bankës së Shqipërisë?

  1. Banka e Shqiperise e ‘pavarur’?! Edhe sot ajo nuk eshte e tille perderisa Qeveria nderhyn ne ‘punet’ e saj dhe BSH i sherben ne cdo moment. Perse nuk publikohet lista e bankave te nvelit te 2te qe pastrojne para ( para 1 viti u deklarua qe jane 3 te tilla)?! Ata qe hiqen nga BSH shkojne ne institucione te tjera e kane ne varesi gruan e Guvernatorit vetem sepse kane lidhje me A Ahmetaj(ish ministri i Financave) te Rilindjes. Sa keq qe njerezit e thjeshte nuk i dine keto e aq me keq nuk reagon as opozita…

Shto Koment