Showbiz

“Kur të vjen shoqja me varkë”, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu me pushime në vendin përrallor (VD)

Ato duket se po argëtohen tej mase, duke shijuar pamje përrallore në Holandë, pamje të cilat i kanë ndarë edhe me ndjekësit  në rrjete sociale.
Featured image of article: “Kur të vjen shoqja me varkë”, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu me pushime në vendin përrallor (VD) Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu

HOLANDË- Prezantueset e njohura Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, tashmë njihen si shoqe të ngushta dhe shpesh herë shfaqen së bashku në publik.

Së fundmi, dy bukuroshet janë nisur me pushime në një vend përrallor, siç është Holanda..

Ato duket se po argëtohen tej mase, duke shijuar pamje përrallore në Holandë, pamje të cilat i kanë ndarë edhe me ndjekësit  në rrjete sociale.

Arbana ka publikuar një foto, krahas së cilës shkruan: “Ky vend ka qenë në listën tonë për kaq shumë kohë. Një vend pa zhurma, pa makina, vetëm me shtëpi të vogla dhe varka.”- shkruan Arbana krahas postimeve.

Ndërsa, Xhemi ka postuar një tjetër foto, ku shfaqet duke pritur Arbanën teksa afrohet me varkë.

Kur të vjen shoqja me varkë.”– shkruan moderatorja krahas fotos ku etiketon mikeshën e saj, Arbanën.

Foto e postuar nga Xhemi Shehu

(a/m/dosja.al)

Shto Koment