Aktualitet

‘Kur të vijë në Shqipëri do paraqitem vullnetar për ta bërë’/ Fuga ndan ‘lajmin e mirë’: Gjermania po informon familjet për vaksinën kundër COVID-19

Profesor Fuga njihet për reagimet e shumta të situatës së COVID-19, duke dhënë alternativa, kritika, këshilla për mirë menaxhimin e situatës.
Featured image of article: ‘Kur të vijë në Shqipëri do paraqitem vullnetar për ta bërë’/ Fuga ndan ‘lajmin e mirë’: Gjermania po informon familjet për vaksinën kundër COVID-19 Artan Fuga

TIRANË– Akademiku Artan Fuga, do të dalë vullnetar për të bërë vaksinën për COVID-19, kur të vijë në Shqipëri.

Ata që kanë frikë se mos i injektojnë 5G të hapin krahun. Kjo ishte deklarata e profesorit e bërë në rrjetin social “Facebook”.

Fuga mëngjesin e sotëm postoi një shkrim për situatën e koronavirusit aty ku jep lajmin e mirë që sipas burimeve të tij në Gjermani ka nisur informimi i popullsisë se do të nisë vaksinimi kundër COVID-19. Ai shkruan se do të vaksinohen rreth 80 mijë persona në ditë.

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një lajm i mirë

Burimet të miat, nëpërmjet rrjetit të informacionit prej dhjetra mijë vetësh të këtij profili, më njoftojnë se në Gjermani, ka nisur informimi i popullsisë nëpërmjet fletushkash të shpëndara në familje se do të nisë vaksinimi kundër virusi të Covid19. Po sipas këtyre burimeve shumë të besueshme, thuhet se do të vaksinohet popullsia me transha prej 80 mijë vetësh në ditë. Duke përfshirë edhe ata që kanë tashmë një lloj imuniteti… si puna ime. Eshtë fillimi i fundit të këtij kalvari, shpresohet! Sapo të vijë vaksina në Shqipëri, do të paraqitem vullnetar për ta bërë vaksinën! Kush ka frikë se mos me anë të saj i injektojnë 5 G, le të hapi krahun! Unë nuk kam frikë sepse 5 G ma kanë injektuar me vaksinën kundër gripit sezonal.Madje uroj ta kem 5 G e fortë sepse me këtë lidhje Interneti që kam në shtëpi, ndonëse e paguaj sa qimet e kokës, lidhja Internet më vjen me shkëputje, dhe kur shoh rregjistrimet me imazh më duket sikur jam duke ritransmetuar me ngadalësi ndonjë skenë goli në stadium. Dua dy orë të hap gojën. Hëpërhë nuk po e bëj publike logon e firmës ku jam klient sepse ende kam besim se do të japin cilësinë e shërbimit kundrejt pagesës! Duan një vaksinë me 5 G! Hajde delir hajde! Gjithsesi nga Gjermania na vjen lajm i mirë, nga poshtë, mbetet për ta verifikuar! Edhe pak durim, kurajo, pa frikë!

Profesor Fuga njihet për reagimet e shumta të situatës së COVID-19, duke dhënë alternativa, kritika, këshilla për mirë menaxhimin e situatës.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “‘Kur të vijë në Shqipëri do paraqitem vullnetar për ta bërë’/ Fuga ndan ‘lajmin e mirë’: Gjermania po informon familjet për vaksinën kundër COVID-19

  1. O profesor, ty edhe vaksina kunder terbimit te ben mire.
    Po pse je kaq i sigurte per nje vaksine qe askush nuk e di sa efektive dhe e pademshme eshte ne afat te gjate? Apo e beson meqe po e reklamojne gjermanet.
    Edhe kampet e perqendrimit gjermanet i bene.

Shto Koment