Politike

“Kur të shkep kadriu s’ke ku ankohesh”, Vangjeli përplaset me Zekthin, Fevziu kërkon t’u mbyllen mikrofonat: Po boll tani…mjaft!

Teksa Vangjeli po shpjegonte besimin dhe interesin e publikut për gjyqtarëve, tha se ‘kur të shkep Kadriu s’ke ku ankohesh’, ndërsa Zekthi ndërhyri.
Featured image of article: “Kur të shkep kadriu s’ke ku ankohesh”, Vangjeli përplaset me Zekthin, Fevziu kërkon t’u mbyllen mikrofonat: Po boll tani…mjaft! Lorenc Vangjeli, Fitim Zekthi dhe Blendi Fevziu
Përditësuar:

TIRANË– Analisti Lorenc Vangjeli është përplasur me gazetarin Fitim Zkthi. Teksa ishin të ftuar në emisionin”Opinion” dhe po diskutonin në lidhje me përplasjen e Presidentit Ilir Meta me kreun e KED-së Ardian Dvorani.

Teksa Vangjeli po shpjegonte besimin dhe interesin e publikut për gjyqtarëve, tha se ‘kur të shkep Kadriu s’ke ku ankohesh’, ndërsa Zekthi ndërhyri.

Kaq sipërfaqësor je që nuk e kupton që kadri u them anëtarëve të Kushtetueses,”- tha Vangjeli ndërkohë që më pas u krijua një rrëmujë në studio.

Fevziu mori përsipër të qetësonte situatën dhe i dha fjalën Artan Hoxhës.

A ka mundësi t’ua mbyllni mikrofonat? Lërë mor burrë tani mos kthe përgjigje”– tha Fevziu port ë dy filluan të flisnin sërish.

O Lorenc, o Lorenc, rri urtë! Po mjaft tani, o Lorenc boll u morët me njëri-tjetrin”– tha Fevziu më tej dhe Hoxha vazhdoi fjalën e tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment