LIVE UPDATES
Aktualitet

Kur të përçudnon Elisa, me porosi të Endrit edhe në emër të Edit

9 Shkurt 2019, 13:32 Nga DOSJA
Kur të përçudnon Elisa, me porosi të Endrit edhe në

‘Shoqëritë e qytetëruara’, u fliste dje Elisa Spiropali prindërve dhe gjyshit të vajzës së dhunuar në Kavajë, ‘dallohen nga mënyra se si përballen me sfidat, si përballen me raste të tilla dhe si e trajtojnë dinjitetin e njeriut’.

Mirëpo gjuha e trupit e atyre njerëzve fliste më shumë se Spiropali dhe veshjet e saj të zeza.

Nëna e vajzës kishte kryqëzuar këmbët edhe duart, një komunikin ky jo verbal që ulëret padëshirën e personit për tu hapur ndaj çdo mesazhi apo ngacmimi të jashtëm, si mesazhet që po përpiqej Spiropali të përcillte.

Me dorën e majtë kapte një cep të trikos, një formë kjo e pandërgjegjshme përmes së cilës qënia e saj po komunikonte pasigurinë në të cilën ndodhej e duke u përpjekur kështu t’i jepte vetes një formë çfarëdo komforti.

Ndërsa sytë i mbante ulur duke na treguar se kamera e Edi Ramës që i kishte shkuar në shtëpi, më shumë se çlirimi që të pushton kur e përball me kurajo të vërtetën, po i shkaktonte parehati, si parehatia kur t’i ngulin sytë njerëz të panjohur që përpiqen të të zhbirilojnë teksa ecën në rrugë.

Në këtë moment, kamera nis ngadalë të afrohet duke u zoom-uar në bustin e Spiropalit që vazhdon të mbajë të ulët tonin e zërit e të ngadaltë ritmin e të folurit.

Spikat aty lëvizja që bën me dy duart e bashkuar.  Në atë moment, që është dhe më i rëndësishmi, ajo ndjen se fytyra dhe zëri ndoshta nuk po e përcjellin tamam mesazhin, ndaj përdorimi i dy duarve që i shtyn para është mënyra si ajo po e ndihmon veten ta shtyjë deri në fund apo ta përforcojë aktrimin për të cilin kishte marrë detyrën:

‘Kam porosi nga kryeministri’, nis të thotë me një buzëqeshje fallco në fytyrë, tipike të njeriut që bën sikur mban më shumë zi se familjarët, ‘që nëse vajza do dojë të ndjekë shkollë këtu në kolegj, apo do të shkojë jashtë, pra kudo që të jetë ne do ta ndjekim për t’i siguruar bursë edhe mbështetje që ajo të zhvillojë të gjithë potencialin e saj’.

Zgjatimi i Edi Ramës përmes aktores-ministre drejt e në shtëpitë e shqiptarëve, nuk është një përpjekje për të komunikuar me shumicën e qytetarëve për të krijuar imazhin e një qeverie që kujdeset për më të dobtit dhe më të pambrojturit e këtij vendi.

E gjithë ajo shfaqje e turpshme që zgjati 4 minuta dje, ashtu si edhe muaj më parë një shfaqje e ngjashme me viktimën e përdhunuar nga djali i një deputeti të PS, ishte, në fakt, një përpjekje perverse e Ramës për të komunikuar direkt me të vetët, me militantët dhe me bazën e votuesve të PS.

Atyre tani, nuk u intereson më se çfarë mendon shumica e heshtur e shqiptarëve. Celësi i pushtetit të tyre, ashtu si në çdo vend autoritar, është të sigurohen se baza e militantëve, pra e deleve që e votojnë dhe që e legjitimojnë, të rrijë në tufë e të mos guxojë as ta mendojë se një ditë mund të ikë e të vrapojë me kokë të vet!

Në këtë mënyrë, me ndërgjegje të plotë dhe pa pikën e dinjitetit, edhe Spiropali, edhe Endri Fuga që qëndron pas këtij teatri mediatik, edhe shefi i tyre Edi Rama, janë duke konsumuar një akt të pastër të përdhunimit deri në fund të asaj pak ndërgjegjeje që mund t’u ketë ngelur njerëzve të tyre e që në rast krizash mund të shpërfaqet në sipërfaqe.

Janë duke u dhënë mesazhin se partia të hyn në shtëpi, me hir a me pahir, në ditën tënde më të keqe. Se nëse nuk i nënshtrohesh vullnetit të partisë jo vetëm që nuk do të të ofrohet më asnjë ndihmë, por ditë më të këqija se këto që ke parë do të të vijnë mysafire këmbëkryq në sofër.

Kjo është edhe arsyeja pse ndryshe nga fytyra e ngrirë e gruas që tregon përpjekjen e saj për të fshehur emocionet e vërteta që ndjen në atë moment, burri i saj, babai i vajzës, është më i sinqertë dhe nuk bën asnjë përpjekje për të fshehur asnjë emocion që ndjen në ato momente.

Kur qan e përgjërohet me dënesë që ‘ta mbyllim me kaq’, më shumë se dhimbjen për atë që i ka ndodhur, po tregon në fakt, frikën për atë që akoma mund t’i ndodhë në të ardhmen.

/Botuar në historia-ime.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kristi pinderi perdhunimi i te mitures ne kavaje kristi pinderi perdhunimi i te mitures ne kavaje

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Shkurt 2019, 11:10

Ata ishin tre…

Njoha fillimisht ata të dy, Alfons Gurashin dhe Agron Çobanin. Më pas Kiço Blushin.Ata ishin tre… dhe e kishin për zemër të gjerbnin kafe apo të s...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?