Sport

Kur të dalim nga shtëpia? Tifozët e Tiranës e shpjegojnë me këtë foto thumbuese

Super ide nga tifozeria bardheblu pas derbit
Featured image of article: Kur të dalim nga shtëpia? Tifozët e Tiranës e shpjegojnë me këtë foto thumbuese Fotoja e tifozerise bardheblu

Kryeministri Edi Rama sot njoftoi se, duke nisur nga nesër, njerëzit kanë mundësi të lëvizin nga ora 5 e mëngjesit deri në 1 të drekës. Kjo ka nxitur grupin “Tirona Fanatics” të bëjë një batutë.

Bardheblutë morën një fitore të thellë 5-1 në ndeshjen e fundit derbi dhe pikërisht atë takim e kanë përdorur për të kujtuar rezultatin e takimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në këto ditë të vështira dhe të pazakonta për të gjithë ne, duhet te jemi të duruar e të kujdesshëm gjatë gjithë kohës… jo neglizhent! NDËRKOHE MOS HARRONI: *5-1 është orari më i ri i lëvizjes për këmbësorët duke filluar nga dita e nesërme”, ishte postimi i Fanatics.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment