Dikur

Kur sindikalistët, Fiqiri Xibri dhe Kolë Nikolla ziheshin me grushte në studion televizive (Video)

Në studio dy sindikalistët janë përleshur me njëri-tjetrin, duke moskursyer shpullat e grushtet, situatë të cilën nuk jemi mësuar ta shohim në studiot tona televizive.
Featured image of article: Kur sindikalistët, Fiqiri Xibri dhe Kolë Nikolla ziheshin me grushte në studion televizive (Video) Dy sindikalistët Kol Nikolla dhe Fiqiri Xibri, në stidion televizive

TIRANË- Një vit më parë dy sindikalistët, Kol Nikolla dhe Fiqiri Xibri, janë zënë me grushta në një studio televizive.

Nuk dihet arsyeja e sherrit, por në një moment, Fiqiri Xibri është ngritur i revoltuar dhe e ka goditur fillimisht me shuplakë e më tej është vijuar me grushte mes tij dhe Nikollës.

Sherri me shkëmbime grushtash dhe shkelmash ka vijuar disa sekonda dhe është dashur ndërhyrja e stafit të televizionit dhe e vetë moderatores për ndarjen e tyre, ndërkohë që drejtuesja e emisionit ka mbetur e shokuar nga ky akt.

Në studio dy sindikalistët janë përleshur me njëri-tjetrin, duke moskursyer shpullat e grushtet, situatë të cilën nuk jemi mësuar ta shohim në studiot tona televizive.

(a.m & A.S/dosja.al)

Shto Koment