LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kur Selman Stërmasit i ndalohej hyrja në stadium

22 Qershor 2020, 05:15 Nga DOSJA

Shqipëri- Për brezat e rinj, Selman Stërmasi mund të sjellë në mend më tepër stadiumin sesa sportistin. Por ka qenë një kohë, më e pabesueshmja e të gjithave, kur një ndër futbollistët më të mirë të Tiranës, më pas presidenti dhe trajneri i klubit, në stadium nuk lejohej të hynte

Lojtarë, drejtues dhe tifozë të Sportklub Tiranës ishin mbledhur në kinema “17 nëntori” edhe pse shumica ende mendonin se ishin në kinema “Nacional”. Ishte marsi i vitit 1946. Përfaqësues të Byrosë Politike ishin ulur në presidium. Mbledhjen e drejtonte i ngarkuari për sportin, Misto Treska. Ndoshta pak e dinë që përkthyesi dhe diplomati i mëvonshëm, kishte qenë në të shkuarën futbollist i Korçës, madje kampion kombëtar me skuadrën e tij në vitin 1933, pas tre kampionatesh rresht të fituara nga SK Tirana, që kur u krijua Kampionati Kombëtar i Futbollit në Shqipëri, në vitin 1930, 10 vjet pas themelimit të Sportklub Tiranës më 1920. Ai ngrihet dhe thotë që është menduar që Sportklub Tiranës, t’i jepej emri “17 nëntori” në nder të datës së çlirimit të qytetit nga forcat nacionalçlirimtare. Diku në sallë, ishte i ulur edhe trajneri i Tiranës, një nga themeluesit e saj, ish-futbollisti brilant, disa herë kampion me skuadrën e kryeqytetit, Selman Stërmasi. “Shoku Misto përse t’i ndërrohet emri Tiranës? Vllaznia s’e ndërroi. Korça s’e ndërroi. Durrësi s’e ndërroi. Përse duhet ta ndryshojë Tirana”? Ata njiheshin mirë. Në vitet ’30 kishin qenë disa herë përballë në fushën e lojës, por tashmë përballja nuk zhvillohej në kushte të barabarta. “Ulu more aty ti, atë e dimë ne!”-thirri Misto Treska nga presidiumi. Ai i tha “ulu”. Selman Stërmasi, me gjithë legjendën tjetër të futbollit tiranas, Foto Jankun, me të cilin ishte ulur pranë, ngrihen dhe braktisin mbledhjen.

Kështu e kujton ngjarjen për programin “Exclusive” të Top Channel, ish-futbollisti i Tiranës, Remzi Bulku, i ulur 3-4 radhë pas Selman Stërmasit gjatë asaj mbledhjeje ku nisi përndjekja e kampionit shqiptar të futbollit. Ai do të përjashtohej nga çdo funksion me Sportklub Tiranën dhe do të çohej punëtor në kombinatin e durit “Misto Mame”, ku do t’i lihej pozicioni më i ulët: shtyrja e karrocave me tallash. Kur kolegët dhe nxënësit e tij të Tiranës e tregojnë këtë që e kanë jetuar dhe parë me sytë e tyre, ende nuk e besojnë që ka ngjarë. Akoma më e vështirë është të besohet sot nga ata që Selman Stërmasin e njohin si një emblemë, emrin e të cilit mban një prej dy stadiumeve të mëdha të kryeqytetit.

blank

Dosjet e zbuluara tashmë, tregojnë që Selman Stërmasi ishte nën survejim. Sipas tyre, ai takohej me elementë të dyshimtë. Në “planin e masave agjenturale” për Selman Stërmasin shkruhej që ishte pjesë e një familje bejlerësh, që kishte përfituar në kohën e Zogut, që kishte toka, shtëpi, dyqane e bagëti, të gjitha këto të prekura nga reformat e mëvonshme shtetërore, se kishte bashkëpunuar me Ballin Kombëtar, se i kishte mbështetur emocionalisht dhe financiarisht, se e kishte urryer luftën nacionalçlirimtare dhe kishte propaganduar kundër saj. Ndërsa dokumentet shtetërore mbusheshin me përshkrime për “mbështetjen emocionale” dhe “ndjenjën e urrejtjes”, regjimi linte jashtë analizës faktet: Selman Stërmasi kishte financuar Sportklub Tiranën, kishte pasur një rol kyç në titujt e saj kampion në vitet ’30-40, kishte qenë president dhe trajner i saj, ishte kampion kombëtar i kërcimit së larti në vitin 1934 dhe gjatë luftës ishte veprimtar kundër regjimit fashisht, për çfarë edhe u arrestua nga kuestura e Tiranës në vitin 1942. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të sportit shqiptar, jo vetëm brenda stadiumeve, por dhe jashtë. Shtëpia e Selman Stërmasit, gjatë viteve që drejtonte Tiranën, ishte restorant dhe hotel falas, për lojtarët, jo vetëm të Tiranës, por edhe të atyre që vinin nga rrethet. Siç tregon bashkëshortja e tij, Nezihat, e cila vinte edhe vetë nga një derë e pasur, siç ishte familja Petrela, që më pas do i sekuestrohej pasuria, shpesh Selmani do të vinte në shtëpi dhe do t’i thoshte: “Bëhu gati, sot do vij për drekë me 10 veta” dhe ajo duhet të vraponte për te kasapi për të marrë mish dhe për të përgatitur sofrat. Ndërkohë dhomat do të ishin vazhdimisht të mbushura me shtretërit për vizitorët.

E gjithë kjo pasuri dhe këto prona, të ndara bujarisht me të tjerët dhe të vëna në dispozicion në të mirë të sportit, do të sekuestroheshin më pas nga regjimi komunist dhe do t’i mohoheshin trashëgimtarit të tyre. Por mbi të gjitha, atij do t’i mohohej edhe Tirana, mundësia për ta parë skuadrën e tij të luante në stadium. “Nuk i jepnin biletë. Mezi ia blinte ndonjë shok. Atë e prisnin te dera dhe e pyesnin: Kush ta ka dhënë? Një herë ishim bashkë. Te dera e stadiumit dy oficerë. I thonë: Kush t’i ka dhënë? Kthehu mbrapsht!”, tregon Nezihati.

Selman Stërmasi tashmë ishte thjesht një kundërshtar për regjimin. Në vitin 1949, e kishin thirrur të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit, por ai nuk kishte pranuar. Këtë e vërteton dokumenti i nënshkruar më pas prej tij, me detyrim, ku zotohet që nuk do të tregojë kurrë për atë takim. Nuk kishte rezistuar njëlloj çdo koleg i tij. Dosja e Selman Stërmasit tregon se kishin qenë ish-futbollistë të Tiranës dhe miq që, të kthyer në bashëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, e kishin spiunuar dhe pse jeta dhe veprimtaria e tij, nuk kishte asgjë të paligjshme. Ai u ndëshkua sepse kishte ato karakteristika që ishin provokuese në regjimin komunist: i përkiste një familjeje të pasur, kishte studiuar jashtë, kishte ndikim, ishte i papërkulur dhe e shprehte me zë të lartë kundërshtimin ndaj regjimit, por partia në pushtet nuk mund të lejonte asnjë nga këto. Ajo të merrte gjithçka dhe të jepte atë që donte. Kështu edhe Selman Stërmasit i sekuestroi pasurinë dhe i dha karrocën me tallash. Deshi t’i merrte Tiranën dhe t’i jepte “17 nëntorin”, por këtë ai nuk e pranoi.

Historia tregoi që, në fund, doli fitimtar sërish ai: Skuadra që këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit quhet Tirana.

Marrë nga kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur selman stermasi selman stermasi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 21 Qershor 2020, 17:22

AMERIKË- Modelja Morgan Osman është ish e dashura e multi miliarderit Philipp Plein. Pas ndarjes nga 41 vjeçari, modelja ka zbuluar disa detaje nga ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni