LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kur qeveria e Zogut luftonte kontrabandën e cigareve që vinin me skafe nga Brindizi e nga Greqia

4 Korrik 2020, 15:32 Nga DOSJA
Kur qeveria e Zogut luftonte kontrabandën e cigareve që vinin me skafe

TIRANË- Publikohet historia e panjohur të kontrabandës së cigareve gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, e cila zhvillohej kryesisht në zonën e Ujit të Ftohtë në bregdetin e Vlorës, ku vinin kontrabandistët nga Brindizi me anije të vogla dhe pasi fiknin motorrët që të mos zbuloheshin nga rojet kufitare të financës, i afroheshin bregut për të shkarkuar mallin tek bashkëpunëtorët e tyre. Si e përshkruante gazeta “Ora” e datës 26 korrik dhe 31 gusht të vitit 1930, me botues Kostë Çekrezin, kontrabandën e cigareve në bregdetin e Vlorës dhe atë nga kufiri toksor me Greqinë në zonën e Konispolit, ku në fshatin Vervan, rojet e kufirit arritën të kapnin disa kontrabandistë grekë, që në bashkëpunim me një fshatar të asaj zone të quajtur, Adil Osmani, tentuan që të kompromentonin postëkomandantin e kufirit, nëntoger Tahir Hoxhën, por nuk i’a arritën qëllimit.

Ora tre pas mesit të natës e datës 26 korrik. Një varkë me cigare kontrabandë e ardhur nga Brindizi, ka shuar motorrin e dritat dhe afrohet në fshehtësi të madhe në bregdetin e Ujit të Ftohtë, në periferi të qytetit të Vlorës. Me të marrë njoftimin, anija e marinës ushtarake vihet në ndjekje të saj, duke i bërë thirje për të ndaluar. Por duke parë se ishin zbular, kontrabandisët ndezin motorrët dhe tentojnë të largohen me shpejtësi të madhe për në det të hapur. Anija e marinës ushtarake qëllon në drejtim të tyre me mitroloz, duke i detyruar ata të ndalojnë në Pasha-Liman”.

Kjo ngjarje që duket sikur është shkëputur nga shkrimete gazetave apo kronikat televizive të emisioneve të lajmeve të këtyre ditëve, ku rëndom përshkruhen përpjekjet e policisë dhe rojes bregdetare të kufirit, me grupe kriminale trafikantësh lëndësh narkotike apo kontrabandistët e cigareve që tentojnë të fusin ilegalisht mallrat e tyre në Shqipëri, i përket një periudhe të shkuar. Plot 90 vite të shkuara, në 26 korrikun e 1930, anijet e marinës ushtarake ndiqnin nëpër det kontrabandistët e cigareve. Për këtë gjë bën fjalë shkrimi i mëposhtëm që po publikon Memorie.al, të cilin e kemi shkëputur nga shtypi shqiptar i vitit 1930, ku janë pasqyruar ngjarjet në fjalë.

Zbulimi i varkës me cigare

Në një nga numrat e saj të datës 26 korrik 1930, gazeta e përditshme “ORA” me botues dhe pronar, Kostë Çekrezin, botonte si kryeartikull të saj me gërma të mëdha kapitale, lajmin e kapjes së një varke me cigare kontrabandë në portin e Vlorës. Titullin e madh në krye të faqes së parë “Në Limanin e Vlorës u kap një barkë me cigare kontrabandë”, e shoqëronin tre nëntituj të vegjël, ku shkruhej: “Një Ndjekje Dramatike e një Barke me Kontrabandë”, “Masi” i Marinës Kombëtare Qëllon me Mitroloza dhe Shtërngon Barkën të Ndalohet në Pasha Limanin”, “Një Sasi Letra Cingaresh që Hidhet në Fundin e Detit”.

Pas këtyre titujve me gërma kapitale, gazeta në fjalë ka përshkruar me detaje të gjithë ngjarjen e ndodhur në bregdetin e Vlorës. Lidhur me këtë, midis të tjerash aty shkruhet:

“Vlorë, 25 Korrik. Tue u gdhirë dita e Mërkurë që kaloj, aty nga mesi i natës, disa persona muar vesh se një barkë me motorr, që ishte nisur nga Brindisi dhe sillte letra cingari dhe sende të tjera si kontrabandë, po afrohesh në Ujët e Ftoftë, me motor të fikur dhe me dritë të shuarë. Me njëherë u lajmëruan autoritet, të cilët me “Masin”(anija, shënimi ynë) e Marinës Kombëtare, vrapuan në vëndin ku ishte drejtuar barka. Mirpo kontrabandistët tue vënë re se u zbuluen dhe se gjendeshin në rrezik, ndezën motorrin dhe filluan të largoheshin nga deti i çelët. Autoritetet ahere, zbrazën disa pushkë nga “Masi” për të lajmëruar barkën me qëndrue dhe tue konstatue se kjo përkundrazi po largohej me shpejtësi më të madhe, filluan të zbrazin dhe mitrolozin, tue zhvillue njëkohësisht shpejtësin e anijes. Ndjekja ka qenë pothuaj dramatike dhe vazhdoj mjaft kohë dhe pikërisht deri më ora 3 mbas mesit të natës, kur domethënë shtërnguen barkën të ndalonte aty nga Pasha Limani”.

Kapja e 3 kontrabandisëtve në Pasha Liman

Pas përshkrimit të pjesës së parë të ngjarjes ku u diktua varka me cigare kontrabandë afër Ujit të Ftohtë dhe ndjekjes së saj nga ana e forcave të marinës ushtarake të kufirit, të cilët u detyruan të qëllonin me armë të lehta dhe mitrolozë në drejtim të saj, në kryeartikullin e gazetës “ORA”, për këtë ngjarje përshkruhet edhe arrestimi i tre kontrabandistëve nga autoritetet ushtarake të Portit të Vlorës dhe sekuestrimi i mallit që u gjet në varkë. Lidhur me këtë, aty shkruhet: “Masi’ dhe barka pastaj u kthyen në portin t’onë, dhe mbasi vunë një rojtar për të ruajtur barkën, autoritetet shoqëruan të tre barkëtarët kontrabandistë në zyrat qeveritare, ku filluan me të shpejtë hetimet. Nga sa kemi marrë vesh, në barkën e kapun janë gjetun disa pako me letra cingare që vinin nga Brindizi, por sasia më e madhe e mallit është hedhur në det prej kontrabandistëve gjatë ndjekjes që u bënte “Masi” dhe do ta kishin çdukur sigurisht gjithë “trupin e deliktit” sikur “Masi” të vononte edhe pak në ndalimin e barkës. Barkarët dhe barka janë italianë, dhe siç thamë më lart vinin nga Brindizi”.

Kështu thuhet në kryeartikullin e gazetës “ORA” për kapjen e tre italianëve nga Brindizi që kishin ardhur në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë, për të shitur mallrat kontrabandë që ata kishin në varkën e tyre.

Thashethemet në Tiranë për ngjarjen e Vlorës

Ngjarja e ndodhur në bregdetin e Vlorës me tre kontrabandistët italianë të cigareve nga qyteti i Brindizit, duket se ka pasur një jehonë të madhe edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Sipas gazetës “ORA”, të nesërmen e asaj ngjarje në kryeqytet qarkullonin lloj-lloj fjalësh, në lidhje me sasinë e cigareve dhe mallrave të tjera kontrabandë që u ishin kapur italianëve. Kjo gjë shihet qartë, pasi në fundin e atij kryeartikulli, jepen edhe thashethemet që qarkullonin në Tiranë për atë ngjarje. Lidhur me këtë, midis të tjerash aty shkruhet:

“Në kryeqytet është hapur lajmi, se barka kishte sjellë sende prej mëndafshi bashkë me letra cingaresh dhe se këto i hodhën të gjitha në det. Në barkë janë gjetur vetëm nja 700 kuti cingaresh shqiptare, të cilat nuk dihen se nga janë marrë dhe për ku po destinoheshin”.

Kështu mbyllet artikulli në fjalë lidhur me kapjen e varkës me cigare kontrabandë në bregdetin e Vlorës duke i lënë të hapura hamëndjet që qarkullonin për atë ngjarje. Po cila ishte sasia e cigareve kontrabandë që u kapën në atë varkë dhe a kishte vërtet mallra të tjera aty? Kjo gjë nuk u mësua kurrë pasi Ministria e Brendëshme e asaj kohe nuk dha asnjë komunikatë shtypi lidhur me këtë ngjarje. Të paktën në gazetat e asaj kohe nuk flitet për një gjë të tillë. Por sidoqoftë një gjë është e qartë: Qeveria shqiptare dhe Mbreti Zog ishin të angazhuar për të luftuar me të gjitha mënyrat e mjetet që disponin kontrabandën që zhvillohej nga deti dhe nga toka. Kjo gjë shihet më së mirë edhe nga shkrimet e gazetave të asaj kohe.

Si u kapën 3 kontrabandistët grekë të cigareve, në Vervan të Konispolit

Kontrabanda e cigareve dhe e mallrave të tjera që tentonin të hynin ilegalisht në Shqipëri në fillimin e viteve ’30, nuk bëhej vetëm me anë të detit. Ajo tregti e paligjshme bëhej edhe nga kufiri toksor me Greqinë e Jugosllavinë e anasjelltas. Por ashtu si në bregdet, edhe në kufirin toksor, qeveria shqiptare ishte e angazhuar me të gjithë forcat dhe mjetet për ta penguar kontrabandën. Kjo gjë shikohet më së miri edhe nga shkrimet e botuara në shtypin e asaj kohe, të cilat i bënin një jehonë të madhe luftës që i bënte shteti shqiptar kontrabandës, e në veçanti asaj të cigareve.

Lidhur me këtë bën fjalë dhe artikulli i gazetës “ORA” të 31 gushtit 1930, me titull: “Në Vervan të Konispolit u kapën tre kontrabandistë grekë”. ku nën okeljon “Është zënë një sasi Kart Cigare”, midis të tjerash shkruhet: “Natën më 11 të këtij muaji pranë katundit Vervan të N / Prefekturës së Konispolit’ u zunë prej Post-Komandës ushtarake të Kufirit tre kontrabandistë grekë të armatosur. Me pak fjalë, kapja e këtyre tre kuximtarëve të prapë ka ndodhur kështu: Adil Osmani, banues në Vervan, një bashkëpunëtor i kontrabandistëve, piqet me Post-Komandantin dhe i thotë se ka në shtëpinë e tij njerëz të ardhur nga Greqia për të marrë që këtej mall kontrabandë. Duke i dhënë zotim për shpërblim, i lutet që t’i lërë të lirë për ushtrimin e këtij veprimi të kundraligjshëm. Post-Komandanti i përgjigjet se do t’ja plotësonte dëshirën, por nga ana tjetër, i shtyrë prej ndërgjegjies së pastër dhe duke çmuar drejt detyrën e shenjtë që i ka ngarkuar shteti, merr masat e duhura. Merr patrullën dhe del të ruaj atje ku do të shkonin, e pasi kishte vajtur mjaft natë, tre kontrabandistët u panë që kishin marrë rrugën të çkujdesur. Patrulla u thirri sipas rregullit të saj për të qëndruar, por ata bënë të kundërtën, i shpejtuan çapat më shumë për të ikur nga rreziku që po i turresh. Patrulla atëhere çprazi për mbi krye për t’i trembur, kurse kuximtarët kokëfortë këtë herë kthehen e qëllojnë me armë kundër ushtarëve. Mbas një përpjekje të kritikëshme, u dorzuan dhe kishin me vehte një pushkë dhe një revolver. Ju gjetën 62 topa kart cigare kontrabandë që do t’i kapërcenin që këtej në Greqi. Ushtria e Konispolit e komanduar prej N / Toger Tahir Hoxhës, me kujdesin që tregon në të kryer të detyrës së rëndë, na bën të gëzohemi dhe na bën të besojmë se ushtari shqiptar i thotë detyrës detyrë”. *Panariti. (pseudonimi i korespodentit të gazetës “ORA”)

(Marrë nga Memorie.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ahmet zogu kontrabanda e cigareve ahmet zogu kontrabanda e cigareve

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni