Aktualitet

Kur pritet t’i rikthehemi normalitetit? Flasin Rakacolli dhe Brataj: Nuk mund të bëhen parashikime, por…

Mira Rakacolli tha se me masat e zbatuara dhe me vaksinimin e 500 mijë shqiptarëve deri në muajin maj, mund të kemi një dritë në fund të tunelit.
Featured image of article: Kur pritet t’i rikthehemi normalitetit? Flasin Rakacolli dhe Brataj: Nuk mund të bëhen parashikime, por… Mira Rakacolli dhe Skënder Brataj

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në emisionin “Real Story”, në “News 24”, periudhën kur vendi mund t’i rikthehet normaliteti. Sipas zv.ministres, parashikime të tilla nuk mund të bëhen, pasi edhe mund të gabohet. E rëndësishme është që edhe pse procesi i vaksinimit masiv ka nisur në vend, duhen të respektohen masat e vendosura nga autoritetet, si mbajtja e maskave, e higjienës, por edhe respektimi i distancimit fizik e social.

Rakacolli tha se me masat e zbatuara dhe me vaksinimin e 500 mijë shqiptarëve deri në muajin maj, mund të kemi një dritë në fund të tunelit.

“Këtë nuk e bëjmë, sepse mund të gabojmë. Por premisat janë shumë të mira, sidomos me vaksinimin masiv që po bëhet, por s’është vetëm vaksinimi. Nëse nuk respektojmë masat, maskat, disatncimi fizik, social, edhe pasi të bëjmë vaksinën, vetëm nëse do të vazhdojmë kështu, drita që është ndezur afrohen shumë. Me 500 mijë shqiptar që priten të jenë vaksinuar brenda majit, ato nuk duhen parë si persona që jo vetëm nuk infektohen, por si persona që ndërpresin infeksionin”, tha Rakacolli.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Ndërsa drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se me vaksinimet e bëra, ekziston optimizmi që vera të vijë e lehtësuar.

“Unë jam optimist, sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri, për arsye se ne thamë që do bëjmë 12-15 mijë vaksinime, por vajtën 20 mijë. Kështu që plani ynë mund të mbyllet shumë më përpara, duke ditur që 1 milionë do të vijnë nga Kina, dhe shumë të tjera nga kompanitë e tjera, që shkojnë te 3 milionë. Jam shumë optimist se vera do të vijë shumë e lehtësuar,”– tha Brataj.

Marrë nga BalkanWeb

Shto Koment