Politike

“Kur njëherë kollitej doktori, ikte në Maqedoni”/ Meta nuk ia lë mangët Fatos Nanos: Kam patur gjithmonë të drejtë

Ilir Meta tha se të gjithë socialistët ishin të qartë për qëndrimin e tij ndaj Nanos që në kohën kur ishte në pushtet.
Featured image of article: “Kur njëherë kollitej doktori, ikte në Maqedoni”/ Meta nuk ia lë mangët Fatos Nanos: Kam patur gjithmonë të drejtë Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka adresuar sërish akuzat që ish-kryeministri Fatos Nano, adresoi ndaj tij në një intervistë të dhënë pak javë më parë. Në fjalën e tij në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se të gjithë socialistët ishin të qartë për qëndrimin e tij ndaj Nanos që në kohën kur ishte në pushtet. Ndër të tjera, Meta nuk e kurseu ironinë ndaj Nanos duke i përmendur kundërshtarin e dikurshëm politik, Sali Berisha. 

T’i referohesh Biblës do të thotë që shkëlqen në të gjitha aspektet e tjera. Nuk dua të kem asnjë gjykim, ata që porositën intervistën duan që të harxhojmë kohë të kotë. Ai dha shembullin më të keq sesi drejtohet shtetit. Raportet e mia me të kanë qenë të qarta, ballore dhe parimore. Kam patur gjithmonë të drejtë. Koha e ka treguar. T’u thuash socialistëve që Meta nuk ka qëndruar në krye të detyrës… Unë kurrë nuk kam dhenë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar në kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare.  Tu thuash socialistëve që Meta nuk ka qëndruar në krye të detyrës…kur njëherë kollitej doktori ishte në Maqedoni në preteksin e vizitave mjekësore,”-tha Meta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment