Showbiz

“Kur ndërroi jetë nëna e baboja, kisha venë buzëkuq të errët”/ Pedagogia shqiptare jep këndvështrimin e saj: Ishte në shenjë respekti… (VD)

E ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”, në Tv Klan Luarasi ka treguar detaje interesante nga jeta e saj profesionale dhe private.
Featured image of article: “Kur ndërroi jetë nëna e baboja, kisha venë buzëkuq të errët”/ Pedagogia shqiptare jep këndvështrimin e saj: Ishte në shenjë respekti… (VD) Iris Luarasi

TIRANË-Iris Luarasi është një ndër personazhet më të dashur për publikun. Ajo është pedagoge në Fakultetin e Gazetarisë dhe aktiviste e shoqërisë civile.

E ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”, në Tv Klan Luarasi ka treguar detaje interesante nga jeta e saj profesionale dhe private.

Në çdo dalje televizive, ajo shfaqet me pamjen e kuruar në detaj dhe sidomos buzët e kuqe. Nuk del kurrë nga shtëpia pa vënë buzëkuq, por dhe nëse ndodh, në momentin e parë që gjen hapësirë e vendos sepse buzëkuqi nuk mungon asnjëherë në çantën e saj.

Irisi është shprehur se edhe ne ceremonitë mortore vendos buzëkuq të lehtë, duke respektuar në këtë mënyrë personin që është larguar.

Iris Luarasi: Kemi një problem sepse fjala buzëkuq ka në togfjalëshin e vet dhe pjesën e kuq, por buzëkuqi mund të jetë i një ngjyre tjetër dhe unë sigurisht mendoj që do ishte absolutisht e tepruar, që ti të shkoje me buzë si këto të miat në një ceremoni mortore. Qoftë edhe në rastin kur, ai që ka ndërruar jetë nuk është i afërmi jot, edhe në shumicën e rasteve të ndodh që nuk e ke njohur më përpara. Unë po them që buzëkuqi është shenjë e seriozitetit, por nuk domethënë që ti duhet të vësh buzë të kuqe flakë në një ceremoni mortore, se ndonjëherë kam idenë është kqkuptuar kjo si shprehje, por që vjen nga fjalë buzëkuq dhe unë nuk mund ta quaj buzëzi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Iris Luarasi tregon se vjehrra e saj kujdesej shumë për veten dhe ajo e admironte shumë këtë fakt.

Iris Luarasi: Vjehrra ime ishte njeriu që e dashuronte makeup-in, buzët e kuqe të saj ishin gjithmonë prezente, mbante kapele, thonj të kuq, më të kuq se të mijat. Respekti më është shtuar pafund për të, kur ajo ishte në momentet e fundit të jetës, me një gangrenë diabetike, se kjo gjë më prek se e kam dashur shumë nëna Teftën. Edhe në ditët e fundit, edhe kur ngrihej që ishte ashtu e sëmurë, merrte një pasqyrë aty në krevat dhe fillonte lyente sytë, lyente buzët. Dhe unë thoja, ua çfarë kryevepre është kjo grua, që është zonjë edhe i pëlqen kaq shumë të mbahet dhe të jetë dinjitoze. Për kë e bënte ajo se do rrinte në shtëpi, por e bënte për respekt për veten e saj. Madje edhe në ditët e fundit, unë i kam çuar ato vajzat që ishin aty poshtë, që i bënin thonjtë, i lyenin flokët, se ajo e vlerësonte shumë këtë gjë, edhe në momentin kur s’ishte në gjendje që ta bënte dhe të dilte jashtë, ne u munduam që ta bënim aty në shtëpi. Një ditë kur e pyeta më tha mua, që është respekt.

Më tej Luarasi tregon se edhe pse vjehrri i saj kishte ndërruar jetë, vjehrra e saj i kishte lyer thonjtë me manikyr të zi.

Iris Luarasi: Baboja, se kështu i thërriste ajo të shoqit për shkak të fëmijëve, më donte shumë dhe më blinte gjithmonë manikyr dhe buzëkuq. Ai më donte të më shikonte kështu  dhe unë për hir të kujtimit të tij, i kam bërë këto gjëra. Edhe unë e besoj shumë dhe mendoja se kjo ishte një mënyrë shumë e bukur për ta kujtuar dhe për t’i thënë faleminderit për gjithë gjërat e bukura që kisha mësuar nga ajo. Kur ndërroi jetë nëna, patjetër që kisha buzëkuq, sigurisht jo të kuq, një gjë shumë të errët, duke menduar atë, atë ditë.

Marrë nga tvklan.al

Shto Koment