Aktualitet

Kur mund të zhduket COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet Eugena Tomini: Do kemi një ‘bisht’ të pandemisë…

Tomini është shprehur se në javën e dytë të qershorit, do kemi një bisht të pandemisë, por jo zhdukje.
Featured image of article: Kur mund të zhduket COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet Eugena Tomini: Do kemi një ‘bisht’ të pandemisë… Eugena Tomini

Tiranë- Shefja e Epidemiologjisë në Insitutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi  mbërmjen e djeshem në emisionin “Real Story” në News 24,  se “bishti” i pandemisë së koronavirusit në Shqipëri mund të arrihet në javën e dytë të qershorit.

Duke komentuar një studim të Universitetit të Singaporit që fliste për efektin e pandemisë, Tomini tha se: “Në disa elemente bashkohem për shkak të zhvendosjes së kurbës epidemike, pra është paraqitur e butë e dhëmbësuar deri diku nga java e 7 dhe e 8 e pandemisë që tregon se nuk ka karakter shpërthyes. Masat mund të zgjasin edhe kohën e largimit të virusit..pesha e masave të marra ndikoi në shfaqjen e butë të pandemisë, vetë karantinimi i gjithë Shqipërisë bëri që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit. Mendoj që java e dytë e qershorit sipas parashikimeve do kemi një bisht të pandemisë, por jo zhdukje”, u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht në vend janë prekur nga virusi 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

J.V/Dosja.al

Shto Koment