LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës, me në krye Patër Anton Harapin, Fishtën dhe Gurakuqin, në vitin 1918 i dërguan

30 Qershor 2020, 19:17 Nga DOSJA
Kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës, me në krye Patër

NGA Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të vitit 1918, kur malsorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës nën udhëheqjen e Patër Anton Harapit, Fishtës dhe Luigj Gurakuqit, i dërguan një memorandum kancelarive më të larta të Uashingtonit, Londrës, Parisit dhe Romës, që përbënin edhe Katër Fuqitë e Mëdha, ku i kërkon që këto treva, të cilat i ishin lënë padrejtësisht Malit të Zi, t‘i ktheheshin sa më parë trungut mëmë, Shqipërisë, së cilës i përkisnin. Lidhur me këtë, bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, të cilin e kemi shkëputur nga kujtimet e Patër Anton Harapit, të botuar fillimisht në shtypin periodik të viteve ‘30, nën titullin “Urti dhe burrni ndër banorë të Cemit”, dhe më pas në vitin 1959 në Romë, në një libër të veçantë të titulluar “Andrra e Pretashit”.

Ashtu siç dihet tashmë fakti i njohur dhe i pamohueshëm historik, se përveç Kosovës (e cila shpalli pavarësinë në 17 shkurt 2008), edhe mjaft krahina dhe treva të tjera të Shqipërisë kanë pasur fatin e keq dhe tragjik, që në gjatësi të shekujve të fundit, t‘i shkëputeshin padrejtësisht trungut mëmë dhe t‘u liheshin shteteve fqinje. Krahina e Çamërisë në Greqi, me Pargën, Igumenicën, Filatin, Sulin etj., Shkupi, Tetova, Ohri, Struga etj., në Maqedoni, Hoti, Gruda, Trieshi, Tuzi, Ulqini etj., në Mal të Zi, tregojnë më së mirë atë padrejtësi të madhe historike, që Fuqitë e Mëdha bënë në kurriz të tyre për të kënaqur orekset shoviniste të fqinjëve dhe konjunkturat politike të çastit. Por ndryshe nga ç‘i ka paraqitur për dekada me radhë historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të para viteve ‘90, për t‘i zgjidhur këto padrejtësi historike, jo kurdoherë shqiptarët e kanë vënë pushkën në plan të parë. Por, këtë të fundit, ata kanë ditur ta përdorin sa herë që fqinjët nuk kanë dashur të ulen në tryezën e bisedimeve diplomatike, apo nuk u janë bindur vendimeve që kanë marrë Fuqitë e Mëdha për zgjidhjen e këtyre padrejtësive historike që rëndojnë në kurrizin e shqiptarëve prej shekujsh.

Ndërmjet ngjarjeve të shumta që e dëshmojnë më së miri faktin se: shqiptarët e kanë përdorur pushkën aty ku ka ngecur gjuha diplomatike, është ajo e malësorëve të Hotit, Grudës dhe Trieshit, të cilët në vitin 1918, nën organizimin e drejtimin e Patër Anton Harapit, Gjergj Fishtës e Luigj Gurakuqit, i dërguan një memorandum kancelarive më të larta të Uashingtonit, Londrës, Parisit dhe Romës, ku i kërkon që këto treva, të cilat i ishin lënë padrejtësisht Malit të Zi, t‘i ktheheshin sa më parë trungut mëmë, Shqipërisë, së cilës i përkisnin. Lidhur me këtë, bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, të cilin e kemi shkëputur nga kujtimet e Patër Anton Harapit, të botuar fillimisht në shtypin periodik të viteve ‘30, nën titullin “Urti dhe burrni ndër banorë të Cemit”, dhe më pas në vitin 1959 në Romë, në një libër të veçantë të titulluar “Andrra e Pretashit”. Ajo që e bën më shumë interesante këtë ngjarje të vitit 1918, është fakti se historiografia e regjimit komunist të para viteve ‘90, nuk e ka trajtuar kurrë këtë ngjarje, për arsye se autorët kryesorë të hartimit të atij memorandumi ishin Patër Anton Harapi dhe Padër Gjergj Fishta, të cilët ai regjim i kishte shpallur “armiq të popullit”. (Nënëtitujt janë redaksional)

Kujtimet e At Anton Harapit: Përgatitja e malsorve për të hyrë në Shkodër

Të kënaqej syni e zemra, tue pa atë çetë fisnike, ata burra vigaj ka shtati, luaj kah zemra, të pashëm për dukë, t‘ardhshëm ndër mënyrë, aq të hollë dhe aq të sqyet kah mendja. Fytyra e tyne, njëmend e vrugueme prej vuajtjesh, por jo e rame; të lehtë kah kamba e të zhdërvjellët për punë, nuk e kishin ndie rrugën aspak; të vete mëndja se po argëtohen dhe jo se pushojnë mbas dhetë orëve udhëtim të ba në kambë. Ndejë ashtu nderlikueshëm, por pa u pështjellue, u kishte ra nji hije burrënije e jashtëzakonëshme. Rritë me pushkë në krah, regjë me luftime të padame kundra Shkjaut, ushqye me kujtime të paharrueshme, të të parëvet të vet, bashe be se janë ushtarë të lem, mos me ia pasë lakmia çetë e Maratonës. Përpjekja ndërmjet nesh e atyne, kje dishka nji mend të madhnueshëm, kapërcenin prozën e mozaikun e zakonëshëm të jetës e kapej në naltësinë e nji poezije vërtet idilike. Telat e zemrës së tyne kurrë s‘ishin prekë ma kënaqshëm, ka paraqitshin vetit të realizueme andrrën e vet, si t‘ishte nji punë e njajtë e himja e tyne në Shkodër, e të njitunit e tre bajrakëve me Shqipni. Nuk fliteshin aq me gojë, se me atë kënaqësinë e shpirtit, e cila gufue prej ndiesivet, u ndritëte në sy, ndër byzë e ndër fytyrë, e pëlqyeshm shpërthente ndër tanë lëvizjet e trupit. Si na pritën, si na përshëndetën, si na unjisuen me ne, me atë thalbin e shpirtit të vet, nuk janë punë qi kallxohen; ato veç dihen e provohen, por nuk kanë si çpërshkryen as si ravizohen; janë çasa (çaste), qi kapërcejnë aftësinë e shprehjes dhe hijnë ndër ato lamije simfonike të shpirtit, ku veç shijohen madhnitë e bukurit e jetës, pa mujtë m‘u përfshi. Aty, atë ditë më ra me kundrue (me shiku), ma për s‘afërmit se kurr tanë atë madhnin shpirtnore, tan fisniknin e malësorit shqiptar. Pa vonesë xume të rreshtohemi për me hij në qytet tok e të renduem sa ma hiejshem e ma mirë. Kur qe, ia behe një xhandar e mbas si, katër, pesë tjerë, edhe të madhe na kumtojnë ketë lajm:

Komandanti francez i Shkodrës: Malsorë, dorzoni armët!

Urdhni i Komandantit të Shkodrës me hij në qytet pa armë; pushkët do të dorzohen këtu në polici, te Ura e Maxharrit. Me kaq, kuadri i jetës ndërroi ças me ças. Pa çilë gojë kush me folë, si të kishin pasë nji urdhën tjetër të mshehtë, malsorët tanë për njiherë heqin mauzerret krahit, e me to në dorë, ulen e rrijnë aty, pa luejtë vendit. Ai gjest ishte tanë kuptim. Ata ishin të prem mbas ne meshtarësh, por nuk dojshin m‘u koritë. -Si thoni, burra, t‘ia bajmë kësaj pune, qi na leu e pa-pritun? Ashtu un atyne, për me e thye atë monotoni. -Na shkrepi keq, zotni-kështu ata ndejshëm e me gjak të ftohtë. -Jemi gjet edhe ma keq e ma ngusht edhe jemi da me nder; mos të prishet kush, se edhe kësajë, me ndihmën e Zotit, do t‘ia dalim me nderë. -Na, more zotni nuk kemi ra në Shkodër për me u koritë. -Ashtu nisi të flasë Gjo Nika i Hot, n‘emën të gjithëvet. -Kemi kujtue se Shqipnia na pret e na qet, po ashtu si na e duem e kërkojmë me gjith zemër, e pse puna kenka ndryshej, na për pa dekë, nuk e tërnojmë (ndërrojmë), nderën tonë as derën e bajrakëvet: nuk jemi ata qi kthejmë te shpija pa hij në Shkodër, por as në Shkodër nuk hijmë pa nder t‘armëvet. “Asha (pasha), Atë që na ka falë, kortarë kortarë me na ba, burrat e Malsis, nuk kthehen dalë të zhburrnuem. Nuk kemi luftë as degame (sherr), me kënd, duem vetëm të dahemi me nderë; edhe pa ne ka kush me kënë ndër tre bajrakë, por mos kjoftë thanë kurr, qi na për me pshtue vetin, t‘u marrim ftyrën fiseve brez mbas brezi. Bafti i Zotit, se gjithsi të bahet, mirë ka me kenë, der malet të dahen me nderë”. Ashtu foli Gjoni me të preme, as s‘e kje kush qi e shtoi nji gjysëm fjale tjetër. Ata kishin qitë cekën për me ba dekan tanë sa ishin, po nuk u duel me hi në Shkodër me armë. Të cilat, në mende të tyne, si ishte marre me i dorzue pa hij në qytet, ashtu ishte nderë për ta me i a dorzue vetë Komandantit, si të kishin dalë para si. Koha nuk pritëte. Shpejtonin punët dhe shpejtonte dielli me prendue. Dahemi m‘anësh na tre meshtarët, edhe, mbasi Komiteti, qi na kishte shty n‘atë rangë, kishte pas përpjekje me mue, dy shoëkt e mij rrijnë aty me malsorë, për me ua tretë mërzin, e mue më thonë të hij në Shkodër vetëm e të përpiqem me pjestarë e Komitetit për me i vue kapak me nder kësaj pune. Dogri mësyj Bashkin, ku ndodheshin Luigj Gurakuqi dhe At Gjergj Fishta.

At Anton Harapi: Shkodranët na lanë vetëm, u mbyllën ndër shpija

Rrugat e qytetit gati ishin vetmue, tallalli lajmote me të madhe anë m‘anë urdhrin e Komandantit me këto fjalë: “Kanë ra do komitë te Ura e Maxharrit; të ruej vedin se cili, se kush t‘u apë bukë e përkrahje ka me kenë i ndëshkuem”. Tarabat e dugajve (dyqaneve), krisëshin tue u mbyllë, hij ndera (frika), gjithkujt, secili hiqte të gjindej te shpija e vet s ama parë, për shkado qi të ndodhte. N‘atë rasë më ra me u ndesh rrugës ndër të njoftun e dashamirë; por kush sjellte kryet më njanën anë, kush bante si mos me më njoftë, kush u grahte kambëve, si me pasë punë qi s‘pret, nji me thanë nuk u ndal me fol e me më pvetë për atë ngushticë; (me e pa veten ngushtë), e po, kush dalë ne balkue (ballkon), e kush me gjys dritsorje çilë, ngujua për shpija të veta, rrijshin burrat e Shkodrës e shikojshin për seri se ç‘rrjedhë po marrin ngjarjet. Po a nuk më njifshin mue qytetarët e Shkodrës? Po besa edhe mirë. Po a nuk e dijshin se kush janë ata malsorë e për shka kishin ardhë në Shkodër? Për nji qi patëm ra te Ura e Maxharrit, zani muer dhen nëpër Shkodër, se Hot Grudë e Triepsh kanë ardhë me lyp Shqipninë. Shkodranët me kurreshtë duelin e na ndeshën tuj ba seri më ne, me kund ndo‘i metelik, se na muerën më‘t me këtë Shqipni; frigacakët u strukën mbrendë, tuj ditë se me francez mbrëndë në qytet, lodra e Shqipnis mund të vritëte keq; ata ma të guxueshmët, u interesuan me pvetë, e madje me ardhë mirë, por si bani e duel tallalli, mor jo ndruhej, por ma keq se kur skifteri bje ndër pula, i madh e i vogël u pupcuen e u zhdukën mos me u pa kund fara. Tue e pa vetin ashtu të vetmuam, kah bijshëm nëpër rrugat e qytetit kambët m‘u dridhshin, tuj mendue përgjegjësinë e madhe qi kishim mbi veti, por mbasi çashtja ishte shejte, e asaj pune nuk ia kishim hi pa këshillime fjalë të njerzvet t‘urtë, u graha kambvet e ia graha vetit e thaçë: Edhe në kje i dekun në shpirt Shkodrani, burrat e malvete ende si ka shitue Zana. Shqipnia ka orën çuet!

Fishta dhe Gurakuqi takohen me komandantin francez

Shpirti më kishte ardhë me dalë prej kontrastit të punovet, qi ndesheshin aq mbrapshtë, e ashtu me atë frymë piqem në bashki me Fishtën e Gurakuqin. As vetë nuk e dij shka u thaçë, e si u ankova n‘atë zemërim, vetëm më bjen ndër mend se theksova të madhe kët fjalë: Jeni shqiptarë vetë, e dini se shka don me thanë ndera e armëvet për malsorin tonë! E kuptuan menjiherë randësinë e çështjes, qi duhej marrë me gjak të ftohtë, por me tan kujdesin dhe seriozitetin e mujtun; njajsij më prijnë te Bardy de Fortou, atëhere Komandant i Shkodrës nën pushtimin Françez. Dhamë e murim si dijtëm e mujtëm për me e shty Gjeneralin të tërhjekë urdhnin, tue e sigurue, se himja e malësorëve me armë nuk ishte tjetër veçse nji formalitet, se nuk do të ketë ndoshta për këtë shkak kurrë farë ngatërrese, e se malësorët do të vijshin fill e te ai e do t‘ia dorzojshin armët atij në zyrë. Por kuj me i thanë e me ke me folë? Nuk i hinte në krye kurrsesi nevoja e atij formaliteti të pa të keq e rrezik të bahej gjaku der në gju për kurrgjasend, e ai përveçse nuk kuptonte se çë do me thanë ndera e armëve për Shqiptarë, nuk kishte as interesë, qi Shqiptarët prej andej kufinit të 1914 të çoheshin e të vijoshin në Shkodër për me ba dimostracjion për me ndej me Shqipni. Po, por asi ndodhej para dy Shqiptarëvet, qi e vejshin dy herë atë. Arsyetimi i shtërnguetë i Gurakuqit e fjala e fortë dhe e rrjedhshme e Fishtës do ta bashin të vetën. Dikur Gjeneralit i hini disi në krye se, po të kristen në Shkodër ai revolucion i kotë e i papritun, jo vetëm se ai do të kishte përgjegjësi mbi tana rrjedhimet e parapame e të paparapame, por as vetë nuk do të mund të ishte i sigurt për jetë të vet.

At Anton Harapi: Komandant, malsorët s’i dorzojnë armët pa dekë!

Sjellet e atëhere e lyp garanci. Gurakuqit i ndërroi fytyra; më shikjon pa folë, si të donte me më kallzue se u fitua çashtja; merr fjalën At Fishta, e sjell prej meje, më pvetë, ç‘dorzani mund t‘i japim komandantit se nuk ndodh asnjë lloj pështjellimi e se armët po ia dorzojmë atij në zyrë. Prejse frengisht nuk dij, i lutem t‘i njoftoj Gjeneralit, se dorëzani ma të madhe nuk kam dhanë, veç me ndejë vet aty peng pa luejtë vendi, e me i dhanë me të shkrueme me dorën teme, se po ndodhi çdo ngatërresë sado e vogël e prej anës së malësorëve, un me nëshkrimin tem, pranoj të gjykohem për dekë pa tjetër proçes as gjyq. Bardy de Fortou e merr si një guxim të tepruem deklaratën teme, m‘i ngul syt, si me dashtë me më njoft mirë, edhe pvetë: -Kush je ti? -Jam Frat i Grudës. -Po si mund të xehesh ti me krye për ata koçakë? -Zotni, i njof mirë, e pa droje, lidhem për besë e burrni të tyne. Çfarë të drejtash ke ti mbi ta e ç‘mjete ke për me i ba ashtu të disiplinuem si po thue? -Un nuk kam mbi ta asnjë të drejtë, përveç autoritetit fetar e shpirtnuer, qi nji famullitar ka në famullinë e vet; nuk kam parë as fuqi me i mbajtë në cak e n‘urdhën, por më besojnë e u besoj; si ua kam hatrin, ashtu edhe ata ma kanë mue aq fort, sa jam i sigurtë se për nder të vet, ma parë e bajnë vetën të dekun gjith sa janë, se me pre meshtarin në besë. Zotnija e juej të mos bindet për këtë përpjekje kaq të njimendtë e të afërme ndërmjet meshtarit e malsorit; na me ta zotni rrnojmë e desim, me ta dajmë të mirën e të keqen, deri në kashatë të gojës. Njimend se janë të vorfën e të pashkollë, por janë shqyptarë e besë e burrni i kanë për piri, për ket punë m‘a thotë mëndja se ma i sigurtë jam unë për malësorët të mij, se jeni ju për ushtarët tuj…Bani provë e shifni! Po ma dhatë lejen, due ta shtoj edhe nji fjalë. Gjenerali tuj ba buzën në gaz: Vijo-thotë-se po m‘intereson t‘a dij der në fund atë shka mendon e shka don. -Deshta me thanë, zotni, se asht gabim me kujtue, se malësori i maleve t‘ona asht refraktar as s‘i bindet autoritetit. Fare për kundra: Malsori e mban për nderë të mbajë zakonin e vet në përkim me autoritetin. Malësorët e mij, pra, e kanë për nderë të vijnë këtu te ti e t‘i lenë armët në dorzim, pse ne nuk kemi ardh me të luftue, por kemi ardhë për me të ndesh (për takim), e me të njofto e me kërkue përkrahjen tande. Por dokujdo ne nuk ia dorzojmë armët, pse për Shqiptarë, mos me dorzue armët në rrugë të madhe nji çdo xhandari, asht ligshti. E këta malësorët nuk e barin pa dekë, nji për nji si nji ushtar, qi ka fytyrë e ndërgjegjie, ban dekan, se sa me dorzue pushkën. Malësori ynë asht fisnik e jo kecan, e ktë e ndien në ndërgjegjen e vet, prandej nuk asht për t‘u bind pse nuk e duron turpnimin. Arma, mandej, për ta asht forcë, nder, vlerë e visar; ata i vinë po dhe i shtrohen burrnis e urtis, por dhunës, jo kurr për së gjalli. Megjithse nuk i bahej me besue gjeneralit, kjo ishte për të nji çfaqje jete krejt e re dhe origjinale, prandej, me interes u shty ndër pyetje, ndërroi pozicion ndër fjalë dhe ndër sjellje, e, tek e mbramja, dha lejen t‘u bante simbas kërkesës së parashtruese-merret vesht, -me kondita të nalt-përmënduna.

Gjenerali francez jep lejen: Malsorët me armë në Shkodër

Pa frymë nisem e dal te Ura e Maxharrit e u jap malësorëve lajmin e ngushëllueshëm. Lexuesi mund ta marrë vet me mënd përshtypjen e thellë e gëzimin qi përtrini n‘atë çetë kreshnikësh sigurija e nderës s‘armëvet. Sa ndora u vumë rresht e nisemi me hij në qytet; printe kalorija, d.m.th. ata pësëmbëdhetë a njizet vetë qi kishin pasë kual për udhëtim, mandej tjerët rendue për katër tue këndue kangën: Hot e Grudë ishin betua, pa gjak malet mos me i lëshue…Para të gjithëvet printe njani me flamurin e Shqipnis e menjiherë mbas tij vinte nji tjetër me një dërrasë të zezë, në të cilën me germa të zeza ishin shkrue këto fjalë:

COMME MARQUE DE DEUL LES REFUGIEMS DE HOT ET GRUDA VICTIMES DES ATROCITES DE L‘ENNEMI. Populli i Shkodrës kishte ngelë i habitun. Nji orë para, po ata malësorë me tallall ishin pasë kenë deklarue koçakë të rrezikshëm, e tash po hijshin në qytet me aq madhëni. Në qetësi të plotë, çeta, kur mbërrijti para Bashkis, xu vend e njajsi shpërthei tuj brohoritë; Rrnoftë Shqypnija me Hot, Grudë e Triepsh! Gurakuqi e Fishta kishin gatue nji shkresë frengisht e shqip për t‘ia paraqitë kështu Komandantit kërkesën e tyne. Si u kje lexue shkresa, malësorët nji mbas nji vunë gishtin e vet në të për vërtetim. (Shënim i autorit: Si Gurakuqi e Fishta nuk kjenë të mendimit të përmëndej Triepshi në këtë shkresë, pse Triepshi shkon me kufijt e Kongresit të Berlinit, mësa Hot e Grudë me kufijt e 1914. Tue sigurue kufijt e 1914, shpënesojshim me dalë mandej edhe te kufijt e Kuvendit të Berlinit). Pa vonese drejtohemi te Bardy de Fortou, dorzuem armët, e nëpër fjalën e Gurakuqit e të Fishtës paraqitën kopjen e shkresës së nënshkrueme. Këjo shkresë mandej kje paraqitë në konferencën e Parigjit (Parisit), prej përfaqësuesëvet të Shqipnis e kje shti në Librin e Kuq, prej kah po e nxjerri e po e botoj për dijeni të lexuesëvet.

Memorandumi i malsorëve për Katër Fuqitë e Mëdha

Naltmadhnisë së Tyne. Ministrave të Punëve të Jashtëme
1. Uashington, 2. Londër, 3. Paris, 4. Romë.

Ne të nënshenjuemit, përfaqësues të ligjshëm të lagjeve të ndryshme qi përbajnë fiste e Hotit e të Grudës, kemi nderin me i parashtrue vrejtjet dëshmitare të Pushteteve të Mëdha të Kuptimit kërkesën qi vijon, tuj u lutun përvujtnisht qi të ketë mirësin me e marrë në kujdes e me kënaqun dëshiret tona kombëtare. Bota mbarë e çmon se currat e thepisun të Hotit e të Grudës kanë qenë kurdoherë për Shqypnin nji muranë (barrierë) e pa kapërcyeshme për kundër Malit të Zi e se banorët trima të këtyne viseve u janë kundërshtue me armë në dorë turrave (sulmeve), gjithmonë të parreshtun, të Malazezëvet mbrenda tokës shqiptare. E për provë të fjalëve tona asht mjaft qi të lëçisim qëndrimin e përgjaktë qi të parët tanë patën bamun kundër lëshimit të dhunshëm të Fiseve tona Malit të Zi të vendosun prej Kongresit të Berlinit, qëndrim, qi ma në fund i nxjerr në shesh të drejtat tona e i mbushi menden Europës se Hoti e Gruda i duheshin lanë Atdheut tanë, Shqipnis, të cilat qenë shkëputun prej Atdheut shi m‘atë kohë kur ajo konferencë po e krijonte të lirë e mëvete. Populli i viseve tona, qi për doke e zakone, e për gjuhë e gojdhana të veta kombëtare asht fjesht Shqiptar, protestoi rrebtësisht disa herësh kundër tij lëshimit të padrejtë e të dhunshëm, e kur pa se do i shtrohej fuqis e numrit, atëhere parapëlqei ma mirë me u dyndun me të madh e me të vogël, se sa me i u shtrue drejt-thanës së Malit të Zi. Konsujt e Pushtedevet të Mëdha e Ushtritë Ndërkombëtare te Shkodrës kanë qenë dëshmorë të shtrëngimit tragjik, të randë dhe të patregueshëm qi kanë vuejtë rrokull vjetëve 1913-1915 tue e shkuem jetën andej-këndej larg votrave e të sdeshun prej pasunivet të veta: Këto janë pësimet e vajtueshme të fiseve të Hotit e të Grudës. Po tashti kur Pushtedet e Mëdha të Kuptimit të cilat për sa herë, kanë shpallun bujënisht, se kishin rrokë armët për mbrojtjen e lirin kombësivet të vogla, po bahen gati me hedhun themelet e nji paqe të drejtë e të qëndrueshme të mbështetun mbi këto parime fisnike, shpresat tona po ngjallen. Tue pasë besim të plotë se do të kryen dëshirat tona, marrim lejen me ju sjellun drejtësis së tyne tue u lutun përvujtnisht, n‘emën të të drejtave të shenjta të Shqipnis e të parimit të vetvendimit të popujve, qi të kenë mirësinë me venduam qi fiset tona të lidhen prapë me atdhe tonë, Shqipnin, mbasi janë nji pjesë e pandame e saja, si për arsye etnografike e gjeografike, ashtu për gojdhanat e dëshiret kombëtare të banorëvet të vet. Shkodër më 14 nanduer 1918.

Paria e Hotit dhe Grudës që firmosi memorandumin

Deli Meta bajraktar e kryepari i rrethit të Rrapshës Hot

Tomë Nikolla kryepari i lagjes Gjonaj……………..Hot

Gjekë Uci ……………………………………….Lagje……..Hot

Nikollë Luca……………………………………Jungji…….Hot

Gjosh Marku………………………………Kolçekaj……..Hot

Nikë Martini………………………………….Pepaj………Hot

Lekë Marku……………………………………Celaj……….Hot

Lucë Ula………………………………………Gjoknikaj…..Hot

Marash Doka………………………………Ndrekaj……..Hot

Zef Muça……………………………………Vuksanaj…….Hot

Prelë Dushi……………………………………Prekaj……..Hot

Prenkë Gjetja…………………………….Lulashpepaj…Hot

Gjon Ujka………………………………………Brigje………Hot

Haxhi Mustafa……………………….Nenhelm…………Hot

Lucë Nishi, bajraktar i rrethit ………………………Hot

Prelë Keri kryepari i lagjes Arza …………………….Hot

Gjon Ujka…………………………………..Gojçe…………Hot

Sokol Mali…………………………………Dushaj………..Hot

Nikë Gjeloshi………………………….Vuksanlekaj…..Hot

Gjokë Elezi……………………………….Bardhaj……….Hot

Nikë Gjeloshi………………………….Nabom…………Hot

Dedë Gjoni………………………………Rranxa………..Hot

Prenkë Zeka……………………………Cemerr………..Hot

Gjon Nika………………………………Skorraq………..Hot

Dedë Nika, bajraktar i Grudës

Pjetër Preka kryepari i rrethit të Rranxës i Sukës Grudë

Mirash Hasi…………………….të Grudës së Poshtëme

Dodë Nika………………………të Dinoshës………Grudë

Lulash Baca………………………..Pikala……………Grudë

Lekë Luli………………………………Prifti……….. …Grudë

Palokë Marku……………………..Llofka…………..Grudë

Lucë Gjeloshi……………………Bregcem………….Grudë

Kolë Leka…………………………..Kurreci………….Grudë

Dodë Ujka…………………………Grimja…………..Grudë

Tomë Gjeku……………………….Stanaj…………..Grudë

Losh Gjeka…………………….Ulbrunçaj………….Grudë

Dodë Preka………………………..Kalaj…………….Grudë

Tomë Gjoni, kryetar i lagjes Sinishtë………..Grudë

Prelë Doka………………………..Vulaj…………….Grudë

Gjekë Preloçi…………………….Nikaj…………….Grudë

Marash Pëllumbi…………Masshkallë…………Grudë

Prenkë Deda…………………..Vucok…………….Grudë

Mehmet Murati………………Gjokaj…………….Grudë

Bisho Caku……………………Haxhiaj……………Grudë

Zef Martini……………………..Preçaj…………….Grudë

Fletorja (gazeta) e Shkodrës “Posta e Shqypnis” e bani publike këtë shkresë menjiherë (23.IX.1918. Nr. 89) e po për këtë punë kje mbyllë me urdhën të komandantit, Bardy de Fortou.

“Me kaq ia duelme qëllimit e kryem sa ishte në dorën tonë të bajmë për bajrakët e Cemit, e me zemër të kënaqun, drodhëm te shpija”.

Shkodër më 14 nëntor 1918

Marrë nga:Memorie.al

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur dashnor kaloci gjergj fishta dashnor kaloci gjergj fishta

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni