Showbiz

“Kur isha e vogel i tërhiqja me llastik”, Lei Kraja zbulon ndryshimin që do te bëjë në fytyrë, operacioni që do t’i nënshtrohet së shpejti

VIDEO
Moderatorja e sportit Lei Kraja është ndër femrat më të komentuara në showbizin shqiptar mirëpo dhe ajo si gjithë të tjerat nuk i ka shpëtuar fjalëve se mund të ketë kryer ndonjë operacion plastik.
Featured image of article: “Kur isha e vogel i tërhiqja me llastik”, Lei Kraja zbulon ndryshimin që do te bëjë në fytyrë, operacioni që do t’i nënshtrohet së shpejti Lei Kraja
Përditësuar:

TIRANE– E ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” ishte moderatorja sportive Lei Kraja e cila ka folur për ndërhyrjet estetike, temë kjo që prek të gjitha vajzat e ekranit.

Ajo i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se për momentin nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.
Por ama ka tregur se çfare do i pëlqente që të ndryshonte në fytyrën e saj.

Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, githmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë dhe më thonin që ‘kujdes se do të bien’ dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj, edhe e kam thënë haptazi që do ta bëj”, është shprehur Lei Kraja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke shtuar më tej se dhe në fotot e postuara në Instagram përdor filters që ia bëjnë sytë të duken si mace.

“Më pëlqejnë shumë sytë ‘cat eye’  dhe gjithmonë ju them fotografëve: ‘Ma ngre pak syrin lart’ ose ‘Ma dobëso pak këmbën’”, ka rrëfyer Lei, duke theksuar se në fotot e saj në rrjetet sociale gjithmonë përdor efektin e filtrave.

Me siguri shumë prej vajzave gjejnë veten te kjo deklaratë e Leit.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment