Blog

Kur i vogli e mund të madhin

Prandaj futbolli vazhdon të mbetet sporti më popullor dhe magjik në botë. Sepse është i vetmi sport ku trajneri modest me klubin modest, mund të triumfojë kundër trajnerit të madh me superklubin e pasur.
Featured image of article: Kur i vogli e mund të madhin Artan Hoxha

Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola e kane kaluar pothuaj gjithe karrieren e tyre sportive si futbolliste ne Barcelone. Guardiola ka qene per 11 vite rresht nje lojtare i madh me Barcelonen e madhe te Johan Krujf, duke fituar gjithcka qe mund te fitosh me nje klub, 6 here kampion i Spanjes, 1 kup mbreti, 4 superkupa te Spanjes, 1 kup kampionesh, 1 kup kupash, 1 superkupe te Europes.
Mauricio Pochettino ka luajtur per 9 vite si nje lojtare krejt i zakonshem me skuadren e dyte te Barcelones, Espanjol. Ne gjithe karrieren si futbollist ka fitur vetem 2 kupa mbreti.
Te dy e nisen karriren e vet si trajnere gati ne te njejten kohe ne qytetin e Barcelones.
Nga 2008 deri ne 2012, Pep Guardiola si trajner i Barcelones se madhe fitoi cdo gje qe mund te fitohej, madje me shume se askush tjeter brenda 4 vitesh. Fitoi 3 kampionate te Spanjes, 2 kupa mbreti, 3 superkupa te Spanjes, 2 champions league, 2 supercupa Europe dhe 2 kupa bote per klubet.
Nga 2009 deri ne 2012, argjentinasi Mauricio Pochettino, e nisi karrieren si trajner i skuadres se dyte te qytetit, Espanjol. Ne 3 vite ai nuk fitoi asgje si trajner, madje deri ne mbremjen e sotme argjentinasi nuk ka mundur te fitoj asgje si trajner. Gjate gjithe karrieres si sportist dhe si trajner ne te njejtin qytet, Barcelone, Pochettino ka qene i eklipsuar nga sukseset e Guardioles, ka qene gjithnje lojtari modest dhe trajneri modest i skuadres modeste te Espanjol.
Ne 2012 te dy u larguan nga Barcelona, Guardiola drejt nje klubi tjeter te madh, Bayern Munich, ndersa modesti Pochettino drejt klubit modest te premierleague Southampton.
Guardiola ka vazhduar te fitoje 3 tituj kampione ne Gjermani, 2 kupa te Gjermanise, 1 superkup Europe dhe 1 kup bote per klubet. Me 2016-en Guardiola u zhvendos serish ne nje superskuader miliarderesh ne Angli, Manchester City, ku vazhdoi te fitoje 1 kampionat, 2 kupa lige, dhe kete vit eshte pretendenti kryesor per te fituar kampionatin, eshte ne finale te kupes se mbretereshes, dhe ka fitur kupen e liges kunder Celsit. Nga ana tjeter, modesti Pochettino prej 2014-es eshte trajner i Tottenham, dhe serish nuk ka fituar asgje.
Por sot ne mbremje, lojtari dhe trajneri modest Mauricio Pochettino, qe nuk ka fituar asgje ne karriere, deshmoi se nese beson ne endren tende dhe punon fort, mund tia dalesh edhe kunder lojtarit e trajnerit te madh qe ka fituar gjithcka ne karriere dhe di si fitohet, Pep Guardiola.
Prandaj futbolli vazhdon te mbetet sporti me popullor dhe magjik ne bote. Sepse eshte i vetmi sport ku trajneri modest me klubin modest, mund te triumfoje kunder trajnerit te madh me superklubin e pasur…..

Ne foto; Pochettino dhe Guardiola kur nisen karrieren si trajner ne derbin e qytetit Barcelona vs Espanjol…
dhe te dy tashme trajner te Tottenham dhe Manchester….

Shto Koment