Aktualitet

“Kur e pyesja vinte buzën në gaz, më thoshte Anisa është në gjumë”/ Dëshmia tronditëse e fqinjës së Zhaneta Josifit: Pashë që iu ishin tharë lulet, pasi i trokita më përzuri

VIDEO
Një nga fqinjët e Zhaneta Josifit ka treguar se nëna dhe dy vajzat ishin izoluar në banesën e tyre. Zhenate Josifi i thoshte se vajza e saj Anisa po fle.
Featured image of article: “Kur e pyesja vinte buzën në gaz, më thoshte Anisa është në gjumë”/ Dëshmia tronditëse e fqinjës së Zhaneta Josifit: Pashë që iu ishin tharë lulet, pasi i trokita më përzuri Zhaneta, Blerta dhe Anisa Josifi

TIRANË- Një tjetër dëshmi tronditëse nga vjen nga një komshie e Zhaneta Josifit në Kombinat. Për “Report TV” banorja e pallatit ka deklaruar se Zhaneta bashkë me vajzat e saj nuk dilnin nga shtëpia. Ajo tregoi se disa herë ka komunikuar shkurt me 56-vjeçaren, por herën e fundit ajo e kishte refuzuar.

“8 vite kam pasur muhabet me ato. Kishim hyrje dalje, muhabet. Unë shkova në Greqi, kur u ktheva i vete dhe i them, ku e ke Anisën ? Fle gjumë tha. Shikoja nga dritarja dhe nuk dilnin, edhe dy lule që kishin aty po i thaheshin. I them kësaj që ato do kishin një gjë.  I vete Zhanetës dhe i them, ku e ke Anisën, apo e ke në Gjermani. Vuri buzën në gaz dhe më tha: jo e kam këtu. Dy vjet unë as Blertën dhe as Anisën nuk i kam parë më. Momenti i fundit që kam parë Zhanetën ka qenë në mars. E pashë në supermarket poshtë kur erdhi kohën e pandemisë dhe i thashë si i ke çupat? Shumë mirë i kam më tha. Një ditë kur erdhi policia dhe bashkia që i sollën ushqime. I vajta para një muaj, i rashë derës. Lina më tha, të lutem shumë largohu nga shtëpia ime dhe mos ta pafsha bojën. Vinin edhe të afërmit, por nuk i pranonte. Policinë e lajmëroi Sandra se rrinin brenda. U shqetësuan banorët. Ato ulën qepenin e ballkonit, lulet iu ishin tharë”, u shpreh banorja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment