
Kur do të kthehemi në normalitet pas pandemisë Covid? Përgjigja për pyetjen që të gjithë po bëjnë sot vjen nga një prej krijuesve të vaksinës Pfizer-BioNtech. Profesori Ugur Sahin, bashkëthemelues i BioNTech, është i bindur se me shumë mundësi të gjithë do t’i kthehemi jetës normale dimrin e ardhshëm, prandaj duke filluar nga dhjetori 2021. Megjithatë edhe ky dimër sipas Sahin, do të jetë i vështirë.
Dy vaksina të bëra në SHBA kundër COVID-19 mund të jenë gati dhe të autorizuara për t’u përdorur deri në dhjetor.
“Të dhënat e siguruara nga Pfizer mbi 90% të efikasitetit të përgjithshëm të vaksinës së tyre janë të shkëlqyera por ne duhet të rishikojmë detajet. Ne gjithashtu jemi duke pritur të dhëna nga prova Moderna, e cila hyn në fazën e tretë për punë ditësh. Shpresojmë në rezultate ekuivalente,” -tha për mediat italiane, Cristina Cassetti, një virologe italiane që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara dhe është pjesë e ekipit të Anthony Faucit.
Nga ana tjetër Sahin siguroi që serumi nuk prodhon ndonjë efekt anësor serioz.
“Efektet kryesore anësore të vëzhguara deri më tani kanë qenë dhimbje e lehtë deri mesatare për disa ditë në vendin e injeksionit. Ne nuk gjetëm ndonjë efekt tjetër anësor serioz që do të çonte në pezullimin ose ndalimin e studimit. Ne do të vazhdojmë të mbledhim të dhëna për më shumë se dy vjet për të konstatuar jo vetëm efektet anësore afatshkurtra dhe afatmesme, por edhe ato afatgjata,”– tha ai.
(k.m/dosja.al)