
TIRANË- Teksa situata me COVID-19 në vendin tonë sa shkon dhe përkeqësohet, qytetarët janë nën ankth dhe të rënduar, por diku mund të gjeni ngushëllim. Përtej këshillave për maskën, higjienën, distancimin social dhe verifikimin e informacioneve, rrjeti ka shpërthyer në humor dhe batuta me pandeminë. Ndiqni këshillat e autoriteteve por ndiqni edhe disa batuta.
AGIM XHAFKA
-Si e ke burrin, moj Ollgë?
-Keq, e shtrova në spital mbrëmë.
-Te cili pavijon?
-Te ajo autoambulanca e parafundit, majtas lulishtes. Targën nuk ia mbaj mend, por shoferin dëgjova që e thirrnin Njazi.
***
-Kthehu në Tiranë byrazer, se në pallatin tonë asnjë nuk kap virusi- më tha në cel komshiu im Gjergji.-Boll ndenje në Orikum.
E mora si shaka, por nuk durova dhe e pyeta:
-E pse kështu?
-Po se ngjitur me pallatin tonë Lali po ngre një kullë e siç duket zhurma e tmerrshme e sondave e sikteris tutje koronën-ma shpjegoi ai.
-Rrofsh -i thashë.-Tani paskam dy arsye të mos shkel më në Tiranë,-dhe ia mbylla celularin.
ERION KRISTO
-Ato tanket vlla, kur do i nxjerrësh, se na mori malli?
-Kam ca ditë që ndjek faqen e fejsbukut të Kryeministrit. Po që m’u mbush mendja që Shqipëria po bëhet?!
BRIKEN FEJZULLAI
-Në çdo 300 veta që shtrojmë; 100 i çojmë për kurim në Turqi, 180 i lëmë ta zgjidhin me Zotin, 16 i trajtojmë nëpër autoambulanca, 4 i hedhim nga ballkoni!
~ Oferta Manastirliu
EDI OGA
Pasi pa pamjet brenda spitalit infektiv në ERTV, Resmiu shkoi tek i vëllai i izoluar në shtëpi me Covid, e përqafoi gjatë dhe e puthi në të dy faqet:
– Ça bëre Resmi? Do sëmuresh! Ti je më i madh se unë! Do bëhesh për spital!
– Të lumtë goja!
***
Koronavirusi komandant:
– Shokë, nga e mërkura e andej, asnjë nga ju nuk do punojë më turni i tretë! Orari zyrtar i punës do të jetë 6.00 deri 22.00!
GENC SEJKO
Me dy gjëra krenohemi.
Me bilancin më të mirë në luftën ndaj Covidit dhe me hapjen e negociatave.
***
Më shumë teste? Jo!
Më shumë shtretër? Jo!
Më shumë respiratorë? Jo!
Më shumë mjekë? Jo!
Më shumë infermierë? Jo!
Më shumë ilaçe? Jo!
Më shumë mbështetje financiare? Jo!
Mos dilni jashtë nga ora 22.00-06.00
XHAXHI DOKTORI
Spitali COVID 8 do sjellë begatinë e Shqipërisë!
(F.g/dosja.al)