Politike

Kur do i kthehemi normalitetit, njerëzit janë në depresion? Rama: Jemi në luftë për jetë a vdekje, s’dua t’u krijoj iluzione

Rama u pyet se kur mund t’i kthehemi realitetit, dhe tha se nuk mund të thotë fjalë të bukura dhe të sheqerosura duke krijuar një depresion më të fortë për qytetarët.
Featured image of article: Kur do i kthehemi normalitetit, njerëzit janë në depresion? Rama: Jemi në luftë për jetë a vdekje, s’dua t’u krijoj iluzione Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Krryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen e se jemi në luftë dhe shtoi se nuk mund të gënjej qytetarët duke u krijuar iluzione. I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama u pyet se kur mund t’i kthehemi realitetit, dhe tha se nuk mund të thotë fjalë të bukura dhe të sheqerosura duke krijuar një depresion më të fortë për qytetarët.

Jemi në kushte mëse të stabilizuara, kemi një numër të vogël me frymëmarrje të drejtuar. Ata që kanë humbur jetën kanë qenë dhe me semundje të tjera. Nëse një person me kancer që merr koronën është vështirë të dalë nga lufta.

Mos është vallë momenti që të mendojmë që të mendojmë për normalitetin, kur do i kthehemi normaliteti? A duhet t’u jepet nje masazh optimist njerëzve, pasi ka filluar një depresion në masë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë e kam të ndalaur të gënjejë, nuk mund të ushqejë njerëzit me përralla dhe iluzione. Kjo është një ludftë për jetë a vdekje dhe nuk mund të kërkojmë optimizëm duke u kapur me iluzionet. Nuk mund të gjendet optimizmi me fjalë të bukura apo të sheqerosura, pasi do ishte më shumë katastrofike rënia në depresion, nëse do tregonim stacionet dhe treni të mos ndalojë.

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment