Sport

Kur Barcelona ofron 74 mln euro dhe Juventusi kthen përgjigje: Faleminderit, por jo!

Katalanasit po e kërkojnë me ngulm mbrojtësin De Ligt, por Juventusi nuk dorëzohet lehtë
Featured image of article: Kur Barcelona ofron 74 mln euro dhe Juventusi kthen përgjigje: Faleminderit, por jo! Stadiumi i Barcelonës

Matthijs de Ligt është kthyer në një fiksim për Barcelonën. Katalanasit kanë bërë një ofertë prej 74 milionë eurosh për mbrojtësin e talentuar holandez, i cili mund të bashkohet me ish-shokun e tij të skuadrës tek Ajax, Frenkie de Jong.

De Ligt u transferua te bardhezinjtë verën e kaluar dhe e refuzoi ofertën e Barcelonës. Megjithatë, këtë merkato vere e ka një shans për t’u larguar nga “Zonja e vjetër”, sepse nuk ka bindur me performancat e tij në Torino.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barça ka ofruar 74 mln euro për mbrojtësin shtatlartë, i cili dallohet edhe për karakterin e tij të fortë dhe tiparet e qarta të një kapiteni të së ardhmes. Deri tani Juventusi ka refuzuar, por katalanasit nuk dorëzohen.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment