Bota

Kuptimi që ka flamuri që mbulon arkivolin e Princ Philip, është i personalizuar dhe nderon origjinën e tij

Flamuri i Dukës së Edinburgut është i ndarë në 4 seksione. Në pjesën e sipërme të majtë tre luanë simbolizojnë origjinën nga Danimarka.
Featured image of article: Kuptimi që ka flamuri që mbulon arkivolin e Princ Philip, është i personalizuar dhe nderon origjinën e tij ceremonia mortore

BRITANI– Ka nisur pak minuta më parë ceremonia e varrimit të Princ Philip i cili humbi jetën të premten e kaluar në moshën 99 vjeçare.

Flamuri i Dukës së Edinburgut është i ndarë në 4 seksione. Në pjesën e sipërme të majtë tre luanë simbolizojnë origjinën nga Danimarka, pranë kryqit të bardhë në një sfond blu është simboli i origjinës së tij greke, në pjesën e poshtme të majtë vija e bardhë dhe e zezë janë emblema e Mountbatten dhe në të djathtën e poshtme një kështjellë me tre kulla, simboli i Edinburgut.

Gjatë ceremonisë janë ndjekur disa dëshira të lëna nga ai vetë, siç ishte makina Land Rover e cila mbante arkivolin me trupin e tij, ku ai punoi 16 vjet për ta modifikuar atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo që bie në sy është flamuri i tij personal, shpata dhe kapelja që mbante si oficer në Marinën Mbretërore.

(d.a/dosja.al)


Lajmi kryesor/ Arkëmorti i gjithi i mbuluar me lule të bardha! Përcillet për në banesën e fundit Duka i Edinburgut, mbretëresha Elisabeth s’i mban dot lotët në kishë (ZHVILLIMET)

Shto Koment