Sport

Kupa e Shqipërisë/ Teutë heroike! Kukësin e “vret mëndjemadhësia”, ja skuadra e dytë finaliste

Durrsakët shkojnë në finale dhe aty duhet të matin forcat me Tiranën, që eliminoi Bylisin
Featured image of article: Kupa e Shqipërisë/ Teutë heroike! Kukësin e “vret mëndjemadhësia”, ja skuadra e dytë finaliste Teuta-Kukesi

DURRËS– Teuta në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kukësi-Tirana nuk do të përsëritet, pasi durrsakët me përmbysje e mposhtën skuadrën verilindorë dhe do të kërkojnë trofeun në 100 vjetorin e krijimit të klubit. Djemtë e Detit, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, duhet të fitonin kundër Kukësit dhe dhe ia dolën, pasi takimi i sotëm u mbyll me rezultatin 2-1. Kukësi e nisi mirë pjesën e dytë, pasi për katër minuta e zhbllokoi ndeshjen me anë të Rrocës.

Nga ana tjetër Teuta nuk kishte më se çfarë të humbiste, duke e hedhur e tëra në sulm. Martini e gjeti zgjidhjen nga stoli, duke aktivizuar sulmuesin Dejvid Kapllani. Kishte vetëm dy minuta lojë, por e befasoi portierin, me një goditje nga jashtë zone. Teuta shfrytëzoi vrullin e golit dhe dhjetë minuta më pas, pas një goditje dënimi, krosimi i Kallakut u shfrytëzua nga Rustem Hoxha, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha fitoren Teutës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Durrsakët shkojnë në finale dhe aty duhet të matin forcat me Tiranën, që eliminoi Bylisin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment